E mërkurë, 27 Janar, 2021
1 C
Tirana

A do të mbyllemi sërish? Manastirliu zbardh vendimin pas shifrave rekord të të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 117 raste pozitive. Po kështu, situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka patur shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital. 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

E pyetur në lidhje me këtë situatë, nëse do të ketë sërish rimbyllje, ministrja Manastirliu konfirmoi se një gjë e tillë nuk do ndodhë.

“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën. Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë edhe nga mediat.

Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura”, tha ajo në “Top Talk”.

Manastirliu tha se situata është serioze, dhe rastet në spitale po marrin trajtim mjekësor. Ajo shtoi më tej se po bëhet një punë kolosale në terren për testimin, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve.

“Po bëhet punë e madhe në terren për testimin, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve. Hetimi epidemiologjik bëhet në të gjitha fazat e epidemisë”, tha ministrja.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...