Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Adiola Lakrën, e cila akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës.
Ajo u përdor si karrem për të nxjerrë Hekuran Billën tek rruga ku ju bë atentati, në Komunën e Parisit. Në këtë mënyrë ajo është bërë bashkëpunëtore në vrasje.
26-vjeçarja nga Berati dyshohet se kishte kontakte dhe ishte në një marrëdhënie me Hekuran Billën. Ky i fundit kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika. Më parë ai kishte vuajtur në Angli dënimin me burg për vrasjen e një bashkëkombasi, Prel Markut, vëllai i të cilit mori hak 14 vite më vonë në Tiranë.
Viktor Marku u arrestua pak ditë më vonë në Mal të Zi. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestua edhe nipi i tij, Sebastiano Mali, i cili u bë bashkëpunëtor në vrasje.