E martë, 2 Mars, 2021
0 C
Tirana

VIDEO/ Rama inspekton punimet në Bypass-in e Tepelenës

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë inspektuar ditën e sotme punimet në Bypass-in e Tepelenës.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë objekt si një vepër të rëndësishme të infrastrukturës kombëtare, e cila vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.

“I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike”, shkruan Rama në Facebook.

Bashkë me Ramën dhe Ballukun ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili prezantoi ecurinë e punimeve.

Peçi tha se Kalaja ka qenë e bllokuar dhe tashmë po zhbllokohet nga të gjitha zaptimet  e panevojshme.

“Vitin tjetër besoj Tepelena lidhet me bregun e detit me 80 km”, u shpreh ai, ndërsa fton kryeministrin të shohë punimet.

Rama tha se i ka parë inspektimet në kala, ndërsa Peçi i përgjigjet me të njëjtën shprehje të cilën kryeministri e ka përdoruar në shumë debate politike.

“S’keni parë gjë akoma”, tha Peçi.

“S’kam parë gjë akoma, e”, ia ktheu Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid-19/ Brataj: Treguesit janë brenda normave, ora e darkës ishte e tmerrshme

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të hënë në A2 nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë...

Kryemadhi: Do denoncoj me fakte si Rama manipuloi zgjedhjet e 2017-ës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, pasi u shpreh se brenda 2 ditësh do të denoncojë...

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për...

Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do marrë më shumë vota se ai vetë kur drejtonte këtë forcë politike. I...

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbrëmjen e sotme mbërritën 15 mijë e 210 doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja...