Ekzekutimi i nipit të Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán ka ngjallur frikën e një përshkallëzimi në luftërat e kartelëve në Meksikë.
Enrique Guzman është gjetur i vrarë në sediljen e shoferit të një ‘Toyota Corolla’ të kuqe, e cila ishte shkatërruar nga plumbat.
Autoritetet në Culiacán thanë se 45-vjeçari kishte disa plagë me armë në trup. Trupi i tij u verifikua nga anëtarët e familjes së tij, përpara se të dërgohej te ekspertët e mjekësisë ligjore.
Autoritetet e Sinaloa nuk kanë bërë arrestime dhe as nuk kanë dhënë ndonjë motiv për vrasjen e Guzmán, i cili vjen pak ditë pas të një sulmi në fund të qershorit në Sonora nga një bandë e lidhur me djemtë e El Chapo i cili vrau të paktën 10 individë të lidhur me një grup që punonte për Rafael Caro Quintero, famëkeqi i drogës.
Që në momentet e para kur u mësua për ngjarjen, persona të armatosur e të maskuar rrethuan rrugët kryesore në Culiacan, për të kontrolluar mjetet.