Presidentja e Bolivisë, Jeanine Anez, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë vetë të ditur presidentja, përmes një videoje të shpërndarë në Twitter.
Ajo thotë se ndihet mirë dhe se do të vijojë të jetë në krye të detyrës, edhe pse nga shtëpia.
“Ndihem mirë, ndihem e fuqishme, do të vazhdojë të punojë nga shtëpia ime ku jam futur në izolim”, shkroi ajo në postimin e saj.
He dado positivo a Covid19, estoy bien, trabajaré desde mi aislamiento. Juntos, vamos a salir adelante. pic.twitter.com/oA4YVYlZFa
— Jeanine Añez Chavez (@JeanineAnez) July 9, 2020
Anez është liderja e dytë e një vendi në Amerikën e Jugut, që ka rezultuar këto ditë pozitive në testin e koronavirusit.
Kujtojmë se pak ditë më parë ka rezultuar pozitiv edhe presidenti brazilian, Jair Bolsonaro. Ky i fundit u komentua negativisht pasi hoqi maskën para gazetarëve, gjatë një konference për shtyp.