Kryetari i Shoqatës së Transportit Kombëtar Interurban, Kujtim Mema, në një deklaratë për mediat ka kërkuar që të falen taksat e Bashkisë për këtë kategori, sepse prej 5 muajsh ata janë në vështirësi prej pandemisë.
Mema u shpreh se kryeministri Rama u premtoi se taksa do ju shtyhej, por sipas tij, Bashkia u ka dërguar zarfin për të vjelur taksën. Ai i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që të ulen dhe të rishikojnë situatën.
“Na është premtuar se do na falet taksa e Bashkisë. Ne kemi 5 muaj pa punë dhe nuk kemi para në familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë të Bashkisë.
Rama ka thënë që taksat do të shtyhen deri në dhjetor, ndërkohë që Bashkia na i solli zarfin. I kërkoj Këshillit Bashkiak të ulën dhe të rishikojnë situatën tonë dhe të na ndihmojnë.
Premtimet janë të mëdha për ta ndihmuar sektorin tonë. Jemi duke pritur, por ka gjëra që nuk mund ti presim, siç është informaliteti“, është shprehur ai.