Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Viktimat nga koronavirusi, reagon ministri i Shëndetësisë në Kosovë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Viktimat nga koronavirusi, reagon ministri i Shëndetësisë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar lidhur me viktimat e shkaktuara së fundmi nga koronavirusi në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj thotë se pavarësisht situatës në të cilën gjendet vendi, sistemi shëndetësor në Kosovë ka potenciale ende për përballjen me virusin.

Sipas tij, dikush është duke shfrytëzuar gjendjen e krijuar në Kosovë pas më shumë se dhjetë vdekjeve në 24 orët e fundit për të shkaktuar sabotim të punës.

As Zemaj s’ka treguar sa persona kanë vdekur në 24 orët e fundit dhe as në ditën e sotme, ku u raportuan katër ose pesë viktima. Vetëm ka shprehur ngushëllime për viktimat.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Vala e madhe e virusit Covid-19 po përshkon tërë globin dhe po vazhdon të na shkund edhe neve.

Dje kishim rritje të numrit të të infektuarve.
Ndërsa kishte edhe bashkëqytetarë që humbën jetën, e që ishin të shtruar në Klinikën Infektive.
Me këtë rast, e ndajë dhimbjen time dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për humbjen e këtyre jetëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllime më të sinqerta.

Të gjithë këta ishin pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese.
Fakti se nga ky virus më të ndjeshëm janë ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, askënd nuk e liron nga përgjegjësia.

Aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin. Duhet të sillemi sipas rekomandimeve të profesionisteve kompetent të mjekësisë.

Nuk ka vend për reagime histerike sidomos nga bodigardët politik që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve.

Ata që po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë gjendje duke krijuar mjegullë, për të shkaktuar sabotime në punën tonë po gabohen dhe vetëm se rrezikojnë qëllimshëm shëndetin e qytetarëve.

Nuk do të lejojmë të prodhohen ngërçe në këtë luftë ndaj së cilës do të triumfojmë së bashku.
Duke qenë se këto çështje janë të ndjeshme dhe mund të interpretohen saktësisht vetëm nga profesionistet e fushës, ju bëj thirrje që të mos bëhet presion mbi personelin shëndetësor dhe t’i lënë ata ta kryejnë punën e tyre, ashtu si deri më tani.

Kurse pretendimet për çfarëdo dyshim të adresohen pa asnjë hezitim tek organet përgjegjëse, të cilat e kanë këtë në mandat.
Njëherit do të merren masa konform ligjeve në fuqi dhe kodit të etikes profesionale.

Për ne është shumë me rëndësi që të sigurohet opinioni publik se institucionet dhe profesionistet shëndetësor po sakrifikojnë dhe po bëjnë punën e tyre, me qëllim që të menaxhohet kjo situatë aspak të lehtë.

Sot do të adresohen masat e reja parandaluese nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Respektoni rregullat e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19!

Vendosni maskat!
Ruajeni distancen!
Mbajeni higjienën përsonale e kolektive!

 

 

 

Tags: armen zemajkoronaviruskosoveministri i shendetesiseviktima

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti
Rajoni

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

I shpëtoi tragjedisë së 11 shtatorit, 78-vjeçari humb jetën nga koronavirusi

I shpëtoi tragjedisë së 11 shtatorit, 78-vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Zgjedhjet në universitete/ Mbyllet zyrtarisht afati i regjistrimit të kandidatëve

Zgjedhjet në universitete/ Mbyllet zyrtarisht afati i regjistrimit të kandidatëve







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com