Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim duket se do bëjë bashkë Ramën, Metën dhe Bashën!
Një mbrëmje private thuhet se do të organizohet në rezidencën amerikane, ku të ftuar do jenë krerët kryesorë të institucioneve në vend.
Kjo darkë do zhvillohet më datë 2, ku do të marrin pjesë liderët shqiptarë dhe bashkëshortet e tyre, shkruan “fjala.al”.
Si çdo vit, festohet edhe në Shqipëri Festa e Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke kremtuar 4 korrikun.
Të pranishëm do jenë: kryeministri Edi Rama me Linda Ramën, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me znj.Erfanen, Presidenti Ilir Meta me Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Aurela Bashën, e po ashtu edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me Ajola Xoxën.
Politikanët më të rëndësishëm të vendit do të kalojnë disa orë me njëri-tjetrin, në një aktivitet të organizuar nga amerikanët. /Fjala.al