Situata mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut duket se është tensionuar akoma më shumë, pas veprimit të fundit të Koresë së Jugut.
Kjo e fundit ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri, në të cilat është stampuar gruaja e liderit suprem Kim Jong-un, e veshur në mënyrë mjaft provokative.
Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja pse Koreja e Veriut hodhi në erë zyrën ndërlidhëse mes dy vendeve.
Lidhur me shpërndarjen e këtyre fletëpalosjeve ka reaguar edhe ambasadori rus në Penian, Matsegora. Sipas tij, kjo sjellje e Koresë së Jugut është mjaft fyese dhe denigruese në dëm të familjes Jong-un.
“Fletëpalosjet kishin një lloj të veçantë të propagandës së ndyrë, fyese që synonte të denigronte figurën e bashkëshortes së Kim”, tha ai për agjencinë e lajmeve ruse TASS.