Shefi i hematologjisë në QSUT, Arben Ivanaj shprehet se mjeku Arjan Pushi i cili humbi jetën nga koronavirusi, nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
I ftuar në emisionin “Mbrëmje në Abc”, Ivanaj se i gjithë stafi i spitalit është shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ai sqaroi se Pushi kishte 15 ditë i shtruar në spitalin Infektiv dhe se gjendja e tij ishte përkeqësuar në dy ditët e fundit.
“Ishte një humbje e papritur. Nuk kishte sëmundje të rëndë përveç hipertensionit të nivelit të parë. por ky virus është i pabesë. Ishte një traumë për ne. Ishte traumë për të gjithë kolegët. Por sigurisht një traumë është për familjen e Arjanit. Kishte 15 ditë i shtruar tek Infektivi. Prej një jave ishte rënduar, dhe prej 48 orësh ishte i intubuar. Nuk arriti t’ia dilte”, tha ai.
Shefi i hematologjisë theksoi se Pushi u infektua në punë. Më tej, ai dha shifrat e mjekëve të infektuar në pavionin e hematologjisë në QSUT.
“Arjani është pedagog i fakultetit të mjekësisë. Ka gati një vit që nuk punon me të sëmurët çdo ditë në pavion. Por është infektuar në punë. Vendi i infektimi, ku e mori kjo nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është përkushtimi i tij në punë.
Dosja e tij mjekësore nuk ,und të bëhet publike. Arjani ka marrë mjekim mjekësor më të mirë të mundshëm. Ai vdiq në duart e kolegëve, ata kanë thënë na fal Arjan se s’të shpëtuam dot, por këtë e thonë nga dhimbja. Arjani iku, fatkeqësisht na la.
Në Shqipëri është humbja e parë në sistemin mjekësor, kanë humbur jetën shumë nga kolegët tanë jashtë. Pa folur edhe për mjekun e parë në Kinë, që e pagoi me presekutim politik. Aktualisht ne kemi në pavionin ku unë punoj mjekë të infektuar, kemi 2 specializantë, kemi 11 personel të mesëm mjekësor të infektuar për të cilët rishpreh respektin maksimal duke u uruar kthim të shpejtë në punë. Këta njerëz u infektuan në punë, pavarësisht se e dinin rrezikun. Dosja mjekësore e profesorit si pacient ruhet. Kryesori ka vdekur nga koronavirusi. Dosja klinike e një pacienti nuk është publike. Ky virus nuk bën seleksionime”, theksoi ai.