Territori shqiptar mbetet me mot të qëndrueshëm në orët e para të ditës.
Vranësirat do të sjellin reshje shiu gjatë mesditës dhe pasdites në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta, ndërsa mbrëmja përmirëson gradualisht motin në vend.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 16°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 36°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.