Ronela Hajati dhe Young Zerka dukeshin të dashuruar me njëri-tjetrin, madje shpreheshin se ishin shpirtra binjakë. Por duket se romancës i ka ardhur fundi.
Teksa ka qenë e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, Ronela konfirmoi ndarjen nga këngëtari. Ajo u shpreh se është vetëm, dhe se karantina e ka ndihmuar të gjejë veten.
“Jam vetëm. Jam më e padashuruar se kurrë. Karantina më ka ndihmuar të gjej veten”, u shpreh Ronela.
Dyshja kishin vite me njëri-tjetrin, ndërsa konfirmuan lidhjen vetëm në nëntor të vitit që lamë pas.