Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka emëruar 22 zëvendësministra.
Raportohet se në Ministrinë e Financave është riemëruar si zëvendësministër, Agim Krasniqi.
Artan Berisha, Arton Retkoceri dhe Hamza Balje janë emëruar si zëvendësministra të rinj në Ministrinë e Infrastrukturës.
Kryeministri Hoti, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri më tani ka emëruar vetëm dy zvm, Bekim Brestovcin dhe Bashkim Krasniqin.
Ndërkohë, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë emëruar, Besart Dreshaj e Bashkim Krasniqi.
Engelbert Zefaj, Valdete Bajrami e Qazim Rrahmani janë zëvendësministrat e rinj në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në Ministrinë për Komunitet dhe Kthim, këto pozita do i mbajnë Enis Sulejmanovic dhe Selim Kryeziu.
Enver Hoti, është zëvendësministri i vetëm deri më tani në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Edhe Ministria e Pushtetit Lokal deri më tani, ka vetëm një zëvendësministër, Fatbardha Eminin.
Njëjtë edhe Ministria e Drejtësisë, deri më tani ka vetëm Florian Dushin si zv.ministër.
Muharrem Sfarqa, zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, së bashku me Sema Spahiun.
Nexhat Ramadani, zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Resul Makreshi, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkohë, në MPB janë emëruar dy zv.ministra, Yildiray Bayram dhe Zafir Berisha, shkruan “gazetaexpress”.