Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

COVID-19/ Sa të sakta janë testet që përdoren në SHBA

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
COVID-19/ Sa të sakta janë testet që përdoren në SHBA

Disa muaj pas shpërthimit të koronavirusit, askush nuk e di se sa efektive janë shumë nga testet që përdoren për të identifikuar praninë e virusit dhe ekspertët e disa prej qendrave kryesore mjekësore thonë se është koha për të bërë studime për t’i dhënë përgjigje kësaj çështjeje.

Kur virusi nisi të përhapet, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) përdori fuqitë që i jep shpallja e një situate emergjence për të provuar teste të prodhuara me shpejtësi, bazuar në një numër të vogël studimesh laboratorike që tregonin se ato mund ta identifikonin virusin me sukses.

Kjo është shumë e ndryshme nga studimet e mëdha me pacientë, që mund të zgjasin javë ose muaj, e për të cilat ekspertët thonë se janë të nevojshëm për të krijuar një ide më të qartë mbi saktësinë e testeve.

Por tashmë disa ekspertë dëshirojnë që Administrata e Ushqimit dhe Barnave të kërkojë prova më të mira mbi saktësinë e testeve, në mënyrë që mjekët të dinë se sa infeksione nuk arrihen të identifikohen.

Sipas disa gjetjeve paraprake të javëve të fundit, disa teste që identifikojnë infektimin nga COVID-19, kanë shfaqur probleme, përfshirë një që është përdorur çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë. Testet që prodhojnë rezultate të gabuara mund të bëjnë që mijëra amerikanë të besojnë se ata nuk janë prekur nga virusi duke kontribuar në shtimin e rasteve të reja në komunitetet ku jetojnë.

“Në fillim, FDA ndodhej nën presion të madh për t’i nxjerrë këto teste në treg”, thotë doktor Steven Woloshin nga kolegji “Dartmouth”. “Por tani që ka shumë teste është koha të kërkohet cilësi”.

Në një deklaratë të FDA thuhej se tashmë ka kërkuar nga prodhuesit e shumtë të testeve që të bëjnë studime në vazhdim mbi saktësinë e tyre, por pa dhënë informacion se sa prej tyre u ka kërkuar një gjë të tillë mes 110 testeve të autorizuara.

Agjencia tha gjithashtu se po gjurmon njoftimet për probleme me testet. Saktësia ka qenë gjithashtu një problem me testet e gjakut që identifikojnë shenja të një infeksioni në të shkuarën.

Asnjë test nuk është 100 për qind i saktë.

Kështu në mënyrë rutinore jepen detaje mbi saktësinë për teste të të gjitha llojeve, përfshirë gripin sezonal, hepatitin, HIV-in dhe kancerin. Për shembull, testet e shpejta për identifikimin e gripit dihet se gjejnë 20 për qind ose më shumë të të gjitha rasteve, një faktor që mjekët e peshojnë kur trajtojnë pacientë që kanë simptoma, por që rezultojnë negativë.

Tani për tani, shumica e testeve COVID-19 në SHBA nuk japin të dhëna reale për efektivitetin e tyre, përfshirë se sa shpesh i nxjerrin negativë pacientët me infeksion ose zbulojnë gabimisht prani të virusit. Ky informacion mungon për të gjitha përveç disa nga rreth 80 teste në dispozicion, sipas agjencisë “Associated Press”.

Qeveria në rast emergjence “kërkon një nivel më të ulët provash” sipas agjencisë.

Prodhuesve u duhet të tregojnë vetëm se një test “mund të jetë efektiv” në vend të kërkesës së zakonshme për të demonstruar “siguri dhe efektivitet”. Ata duhet t’i përmbushin kriteret për një siguri të lartë pasi qeveria të shpallë se gjendja e emergjencës ka përfunduar.

Shumë nga prodhuesit e testeve dorëzojnë rezultate nga 60 kampione, numri minimal i kërkuar.

Ekspertët thonë se nevojiten studime që përfshijnë një numër të madh pacientësh për të vlerësuar efektivitetin e vërtetë të një testi.

Testimi i kryer në laborator ka pak ngjashmëri me kushtet reale ndonjëherë të papërshtatshme në spitale, klinika dhe vende testimi, vë në dukje doktor Robert Kaplan i universitetit “Stanford”.

“Njerëzit po testohen në parkingje. Vetë pacientët janë jashtëzakonisht të shqetësuar dhe shpesh nuk janë në gjendje t’i ndjekin udhëzimet”, thotë zoti Kaplan.
Ai dhe të tjerë ekspertë thonë se këto ndryshime mund të shpjegojnë se pse disa teste nuk japin rezultatin e duhur. /Voa

Tags: COVID-19koronavirusSHBA

TË LIDHURA

Krim brenda familjes shqiptare në Austri (PAMJET NGA VENDNGJARJA)
Bota

Krim brenda familjes shqiptare në Austri (PAMJET NGA VENDNGJARJA)

12:39 | 06/04/2026
Vajza e Kim Jong-un, trashëgimtarja e mundshme
Bota

Vajza e Kim Jong-un, trashëgimtarja e mundshme

12:36 | 06/04/2026
Shpërthimi vulgar i Trump’, ish-ministri iranian reagon pas deklaratave : Do të mbrohemi
Bota

Shpërthimi vulgar i Trump’, ish-ministri iranian reagon pas deklaratave : Do të mbrohemi

09:44 | 06/04/2026
Next Post
Pse vendosja e një karantine të dytë mund të jetë më e dëmshme se e para

Pse vendosja e një karantine të dytë mund të jetë më e dëmshme se e para

Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm

Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm

Ikja e të rinjve dhe konkurrenca rajonale po tkurrin sektorin e blegtorisë

Ikja e të rinjve dhe konkurrenca rajonale po tkurrin sektorin e blegtorisë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Ç’po ndodh në Vlorë? Brenda pak orësh, dy gra i japin fund …
Aktualitet

Ç’po ndodh në Vlorë? Brenda pak orësh, dy gra i japin fund …

by mirseda
12:46 | 06/04/2026
0

Vlora është tronditur sot, teksa dy gra kanë humbur jetën tragjikisht. Raportohet se dy viktimat kanë kryer...

Brenda muajit kalimi në tunelin e Llogarasë me pagesë, ja sa do të jenë tarifat

Brenda muajit kalimi në tunelin e Llogarasë me pagesë, ja sa do të jenë tarifat

12:41 | 06/04/2026
Krim brenda familjes shqiptare në Austri (PAMJET NGA VENDNGJARJA)

Krim brenda familjes shqiptare në Austri (PAMJET NGA VENDNGJARJA)

12:39 | 06/04/2026
Vajza e Kim Jong-un, trashëgimtarja e mundshme

Vajza e Kim Jong-un, trashëgimtarja e mundshme

12:36 | 06/04/2026
Aksident në Gramsh–Maliq, karrotreci bie në kanal

Aksident në Gramsh–Maliq, karrotreci bie në kanal

12:32 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com