Ndonëse më herët kryeministri Rama konfirmoi se nga data 15 qershor do të hapej transporti publik, për fat të keq ky vendim është shtyrë. Rrritja e numrit të të infektuave, ka detyruar autoritetet të rishikojnë edhe njëherë këtë vendim.
Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka thënë se do të shtyhet edhe me një javë hapja e transportit publik, pasi rrezikshmëria është tejet e lartë.
Sipas saj, fluksi i të infektuarve ka ardhur si pasojë e neglizhencës së qytetarëve.