Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Të mbizotërojë dialogu”, Meta apel nga Këshilli Kombëtar i Integrimit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Të mbizotërojë dialogu”, Meta apel nga Këshilli Kombëtar i Integrimit

Presidenti Ilir Meta është shprehur se ecja përpara në rrugën evropiane kërkon së pari një sjellje evropiane, ku duhet të mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi gjithëpërfshirës, dhe ndërtimi i urave të mirëbesimit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Meta tha se “jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Evropian se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim”. Sipas tij ky ndëshkim mund të shkojë deri në kthim prapa të procesit të integrimit.

Kreu i shtetit theksoi se duhet hequr dorë nga politika e vendosjes përpara faktit të kryer, e cila sipas tij e minon dialogun, bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet palëve.

Mesazhi i Metës

Në këtë mbledhje të parë që zhvillon Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pas vendimit të Këshillit Europian të 25 marsit, u përcjell vlerësimet maksimale Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE, për përpjekjet e tyre të palodhura në favor të vendimit të shumëpritur politik, të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Komisioni Europian dhe vendet anëtare meritojnë mirënjohjen tonë më të thellë pasi edhe pse në gjendje të paprecedentë të krijuar për shkak të pandemisë, e ruajtën angazhimin dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë, sikundër patën premtuar.

Vendimin e 25 marsit dhe konkluzionet e Samitit virtual të Zagrebit, do të duhet t’i lexojmë me kthjelltësinë dhe pjekurinë e duhur, dhe besoj se edhe ky takim i shërben këtij qëllimi.

Ecja përpara në rrugën europiane kërkon së pari dhe mbi të gjitha një sjellje europiane, ku duhet të mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi gjithëpërfshirës, dhe ndërtimi i urave të mirëbesimit ndërmjet institucioneve dhe me qytetarët.

Kjo bindje më ka udhëhequr në të gjithë veprimtarinë time si President i Republikës, me thirrjet dhe iniciativat për përgjegjshmëri, bashkëpunim, dhe përqendrim në agjendën e integrimit europian, si përparësi e të gjitha përparësive.

Zbatimi i vërtetë i kushteve, që kanë ardhur në rritje, dhe i detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duhen marrë më seriozisht.

Vetëm një proces i besueshëm, ku vullneti politik vihet në shërbim të vendit dhe interesave madhore, do të mund të parandalojë krizat e njëpasnjëshme toksike që fatkeqësisht kanë minuar besimin e qytetarëve dhe dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Europian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme.

Kjo do të ishte fatale për ne, veçanërisht duke kujtuar që në nisje të këtij procesi ishim në një korsi me Kroacinë, sot vend anëtar i BE, dhe shumë më përpara Malit të Zi.
Ndaj besoj se jemi ende në kohë për të reflektuar, duke nisur me heqjen dorë nga politika e vendosjes përpara faktit të kryer, e cila e minon dialogun, bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet palëve.

Dialog nuk do të thotë vetëm të flasësh por edhe të dëgjosh. Bashkëpunim nuk do të thotë vetëm të marrësh por edhe të ofrosh.
Në këtë kontekst dua të vlerësoj se marrëveshja që u dakordësua në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, ishte një hap i rëndësishëm përpara. Çmoj kontributin konstruktiv që luajti në këtë proces veçanërisht Komisioneri Varhelyi, Bundestagu gjerman, partnerë të tjerë europianë, si dhe SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mirëpres që kjo dakordësi të vijojë për të gjitha ndryshimet e nevojshme të reformës zgjedhore dhe të finalizohet me miratimin e shpejtë në Parlament.
Padyshim sfida e vërtetë do të jetë zbatimi besnik i Kodit të ri Zgjedhor, dhe sjellja e secilit aktor për të siguruar një proces zgjedhor me integritet që mbron dhe respekton votën e lirë të qytetarëve.

Inkurajoj gjithashtu që në plan-veprimin e hartuar nga qeveria të reflektohen kontributet e të gjithë anëtarëve të Këshillit, të zbërthehen një për një të gjitha kushtet e vendosura, si dhe të përcaktohen qartë aktorët përgjegjës, termat konkretë e të matshëm të veprimit dhe kostot financiare për çdo zë.
Konsolidimi e më tej zbatimi i këtij plan-veprimi duhet të vërtetojë se Shqipëria jep rezultate!

Nga ana ime, si President i Republikës, do të vazhdoj përpjekjet e mia të pandërprera në dobi të përparimit të qëndrueshëm dhe të besueshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si një qëllim mbarëkombëtar i të gjithë qytetarëve shqiptarë.

 

Tags: ilir metaintegrimi evropiankeshilli kombetarmbledhja

TË LIDHURA

Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores
Aktualitet

Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

16:55 | 24/02/2026
Operacioni i SPAK për Call Center-at, Gjykata ndryshon masën për 4 të arrestuar
Aktualitet

Operacioni i SPAK për Call Center-at, Gjykata ndryshon masën për 4 të arrestuar

16:41 | 24/02/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional

15:46 | 24/02/2026
Next Post
“Të mbahet gjallë fryma e bashkëpunimit”, Soreca: Ja çfarë kërkohet nga ekipi negociatorëve

“Të mbahet gjallë fryma e bashkëpunimit”, Soreca: Ja çfarë kërkohet nga ekipi negociatorëve

Reforma zgjedhore me ndërmjetësimin e ambasadorëve/ Rama: Të jetë hera e fundit

Reforma zgjedhore me ndërmjetësimin e ambasadorëve/ Rama: Të jetë hera e fundit

“Patjetër zonja Topalli”, Rama ironizon Rudina Hajdarin pasi i ndërpreu fjalën

“Patjetër zonja Topalli”, Rama ironizon Rudina Hajdarin pasi i ndërpreu fjalën







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik
Bota

Trump kërkon paqe në Ukrainë deri në 4 Korrik

by mirseda
17:03 | 24/02/2026
0

Bloomberg ka raportuar, duke cituar aleatë të NATO-s, se Shtetet e Bashkuara dyshohet se synojnë t’i japin...

Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

Ryshfet 2 mijë euro, 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores

16:55 | 24/02/2026
Operacioni i SPAK për Call Center-at, Gjykata ndryshon masën për 4 të arrestuar

Operacioni i SPAK për Call Center-at, Gjykata ndryshon masën për 4 të arrestuar

16:41 | 24/02/2026
4 vite nga nisja e luftës, Rutte: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë

4 vite nga nisja e luftës, Rutte: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë

16:38 | 24/02/2026
Ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen pas skandalit me Epstein

Ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen pas skandalit me Epstein

16:31 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com