UKT ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj fundjave, do të këtë kufizime të ujit të pijshëm në kryeqytet.
Ujësjellësi bën me dije se do të nisë një investim i ri, i cili do të shtojë ndjeshëm sasinë e ujit në Bovillë.
Me anë të një njoftimi në Facebook, thuhet se ditën e shtunë fillojnë punimet për tubacionin e ri 10 km, i cili do shtojë sasinë e ujit në Bovillë.
Për rrjedhojë, do të rriten ndjeshëm oraret e furnizimit.
“Ju kujtojmë se ditën e shtunë fillojnë punimet për tubacionin e ri 10 km, i cili do shtojë sasinë e ?në Bovillë. Rriten ndjeshëm oraret e furnizimit. Kërkojmë mirëkuptimin ? e banorëve për kufizimet gjatë kësaj fundjave dhe marrjen e masave për të mirë-administruar depozitat personale apo të godinës ku banojnë ?.