Një i ri është vënë në pranga, pasi ka shkuar mbrëmjen e djeshme i gjakosur në spitalin e Kurbinit. Bluzat e bardha kishin dyshuar për plagosjen e tij, dhe pasi është lajmëruar policia, është mësuar se i riu ishte vetëplagosur me armë zjarri.
26-vjeçari i identifikuar me inicialet A.M. 26 vjeç, pranoi se ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë zjarri, në banesën e tij. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë.
Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., banues në Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.