Në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama ka folur sot për hapjen e kufijve. Ai tha se hapja e kufijve bëhet me marrëveshje mes vendeve, pasi vetëm me Malin e Zi ka një qarkullim të lirë. Po kështu komentoi dhe vendimin e qeverisë së Kosovës për tarifën 22 Euro.
Më tej ai u shpreh se nuk do të ketë testime dhe bllokime për ata që vijnë në vend, pasi sipas tij është një gjë që nuk ndihmon, por vetëm dëmton. Kreu i qeverisë citoi se i beson njerëzve, ndaj nuk do bëjnë as tampona dhe nuk janë të detyruar që të karantinohen.
“Kufijtë ajror, nuk lidhet vetëm ne me por dhe me palët e tjera. Ne kemi hapur kufijtë tokësor, që ata mund të futen në Shqipëri, por jo të gjitha vendet nuk pranojnë qytetarët shqiptarë. Ne kemi vetëm një kufi fluid që është ai me Malin e Zi, dhe me Kosovën ndoshta, pas atij momenti të çuditshëm dje.
Ne mund të hapim kufijtë, por nuk e dimë nëse do i hapin të tjerët. Ne nuk do bëjmë as tampona dhe as detyrime për vetëkarantim për ata që hyjnë, është e kot. Ne do u besojmë njerëzve tanë. Ti hap kufijtë për turizmin, por do i mbash njerëzit të mbyllur, deri sa të bëhen tamponët dhe të bllokohen. Nuk mund të bëhet kjo gjë”, u shpreh Rama.