Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Thaçi: Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Thaçi: Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të Kushtetutës.

Thaçi deklaroi se do të respektojë çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese rreth çështjes së dekretit të tij. Presidenti shtoi se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pastaj të veprohet.

“Ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese, do të thotë po paraqitet dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare. Sido që të jetë ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë, po edhe të respektojmë të gjithë kushdo që të jetë në krye të çdo institucioni apo spektri politik, shoqëria civile, mediat, të gjithë. Të punojmë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dal në ditët e ardhshme siç janë deklaruar ata. Në anën tjetër në asnjë formë të mos pretendon ndokush që të bëjë ndonjë presion. Prandaj, ne duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj t’i japim opinionet tona dhe qëndrimet tona”, tha ai.

Thaçi ritheksoi se ka mandatar Avdullah Hotin nga LDK për kryeministër, në respektim të plotë të Kushtetutës.

“Të lëmë rehat ne Gjykatën Kushtetuese të punojë, ndërsa sa i përket rrugëtimit të mëtutjeshëm do të varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Unë si president i vendit kam marrë vendimin për dekretimin e z.Hoti duke u bazuar në respektimin e plotë të Kushtetutës, por në të njëjtën kohë edhe të opinionit që kanë treguar edhe qëndrime që kanë treguar shumica e partive politike me përjashtim të një partie politike parlamentare. Po përfaqësuesit e 91 deputetëve që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës janë deklaruar dhe kanë shprehur qëndrim se janë në favor të një gjetjes së një zgjidhje që nuk qon në zgjedhje të lira, por që qon drejtë një mundësie të re që është praktikë edhe e vendeve tjera të BE-së. Kështu që, unë kam besim të plotë në respektimin kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë nga të gjithë, është mirë që janë deklaruar të gjithë liderët që do ta respektojnë vendimin e Gjykatës dhe mendoj që kjo është mirë”, shtoi ai.

Tags: Albin Kurtihashim thacikosovakryeministri

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Zbulohen dosjet e diktaturës për aktorët e njohur: Robert Ndrenikës iu arratis vëllai

Zbulohen dosjet e diktaturës për aktorët e njohur: Robert Ndrenikës iu arratis vëllai

“Unë s’jam dele”, Florjan Binaj shpërthen ndaj Ramës

“Unë s’jam dele”, Florjan Binaj shpërthen ndaj Ramës

Historia e dhimbshme e 77-vjeçares shqiptare që ka 23 vite që jeton në një kabinë elektrike

Historia e dhimbshme e 77-vjeçares shqiptare që ka 23 vite që jeton në një kabinë elektrike







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com