Kryeministri Edi Rama sqaroi qytetarët për periudhën se kur do të hapen plazhet në Shqipëri.
“Hapim plazhet nga 1 Qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 Qershorit për të gjithë.
Kam marrë të shara me libër shtëpie nga plazhistë në Dhërmi që i kishte përzënë Policia e Shtetit.
Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes.
Parimin e rërës së xanun do ta ndëshkojmë. Duam që hoteleria shqiptare të punojë”, tha Rama.