Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët, më datën 1 Qershor.
“Duke nisur nga 1 Qershori do të hapim kufijtë me fqinjët. Unë ua kam thënë qysh ditën e parë se çfarë lufte nervash do të ishte e tërë kjo dreq historie.
Pikërisht pse ne bëmë ato që bëmë dhe po bëjmë ato që po bëjmë, nuk patëm vuajtjet e tmerrshme të shumë shteteve të tjera.
A e dini që Suedia ka numrin më të madh të vdekjeve? Ndërsa Shqipëria më të ulëtin…
Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot? Shkoni në Greqi dhe Itali dhe lëvizni me makinë nga veriu në jug sipas qejfit.
Shiheni se në fakt ne jemi duke hedhur hapat mbi bazën e një plani të mirëmenduar. Faktet janë fakte”, u shpreh Kreu i Qeverisë.