Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbardhet takimi i Metës me katër ambasadorët

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet takimi i Metës me katër ambasadorët

Zbardhet takimi mes presidentit Ilir Meta dhe katër prej ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian.

Përmes një njoftimi për mediat, Presidenca sqaron se në takimin me ambasadorët e 4 vendeve të grupit të Vishegradit, Meta i ka njohur ata me zhvillimet më të fundit politike në vend.

Sipas Presidencës, kreu i shtetit u ka shprehur atyre shqetësimin se “provokimet dhe acarimi i klimës politike nuk i shërbejnë avancimit të perspektivës evropiane të vendit”.

Gjithashtu ai i ka falënderuar për asistencën që këto vende kanë premtuar dhe i kanë dhënë Shqipërisë, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorët e 4 vendeve të grupit të Vishegradit, të akredituar në Tiranë.

Presidenti Meta dhe Ambasadorët e Çekisë, Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë vlerësuan marrëdhëniet politike dhe bashkëpunimin miqësor dypalësh, si dhe shkëmbyen mendime rreth forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit edhe ndërmjet rajoneve V4-Ballkani Perëndimor.

Gjatë takimit u ndanë informacione për situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend. Presidenti i Republikës dhe Ambasadorët theksuan nevojën për një hapje graduale dhe të kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi, por edhe vijimit të trendit pozitiv të viteve të fundit të fluksit të turistëve nga këto vende drejt Shqipërisë.

Presidenti Meta falenderoi për asistencën që këto vende kanë premtuar dhe dhënë vendit tonë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu përkrahjen dhe vendosmërinë e vendeve të Vishegradit në drejtim të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit tonë.

Duke shprehur mirënjohjen për vendimin e Këshillit Evropian të 26 marsit për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe rikonfirmimin e perspektivës evropiane për vendet tona nga Samiti i fundit i Zagrebit, Presidenti Meta theksoi se, Shqipëria duhet të mbetet e fokusuar në plotësimin në kohë të të gjithë kushteve që Këshilli ka përcaktuar për vendin tonë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Presidenti Meta i njohu Ambasadorët edhe me zhvillimet më të fundit politike në vend, duke shprehur shqetësimin se provokimet dhe acarimi i klimës politike nuk i shërbejnë avancimit të përspektivës evropiane të vendit.

 

Tags: ambasadoretMetatakimiZbardhet

TË LIDHURA

Ngjarje si në filma/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe humbën jetën
Aktualitet

Ngjarje si në filma/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe humbën jetën

09:14 | 06/06/2025
Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë
Kultura

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

08:38 | 06/06/2025
Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë
Aktualitet

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Next Post
Basha shkon në zyrë para protestës, jep ‘porositë e fundit’

Basha shkon në zyrë para protestës, jep ‘porositë e fundit’

Teatri/ Mbërrijnë protestuesit e parë

Teatri/ Mbërrijnë protestuesit e parë

Populli në shesh për protestën, ja si reagon Rama (VIDEO)

Populli në shesh për protestën, ja si reagon Rama (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev
Bota

Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev

by mirseda
09:19 | 06/06/2025
0

Gjatë natës, Rusia ka ndërmarrë një sulm të ashpër ajror ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, në atë...

Ngjarje si në filma/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe humbën jetën

Ngjarje si në filma/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe humbën jetën

09:14 | 06/06/2025
Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

08:38 | 06/06/2025
Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

08:32 | 06/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

08:16 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com