Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Selenicë të Vlorës. Policia bën me dije se rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta, shtetasi me inicialet J.Xh, rreth 50-vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë. Të njëjtat burime shtojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.