Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pandemia, rënia më e madhe në sektorët e shërbimeve dhe bujqësisë

6 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pandemia, rënia më e madhe në sektorët e shërbimeve dhe bujqësisë

Banka e Shqipërisë analizoi se Covid-19 pritet të ketë një ndikim negativ në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Megjithatë, goditja do të jetë më e përqendruar në sektorët prodhues të orientuar drejt eksportit dhe në bizneset e sektorit të shërbimeve që preken direkt nga masat e distancimit social.

Duke supozuar një rënie me 10 % të kërkesës të njëkohshme dhe të njëtrajtshme, të gjithë komponentët e kërkesës: konsumin familjar, investimet dhe eksportet efekti rezultat i këtyre tre goditjeve është një rënie me 13.5% e importeve dhe një rënie me 6.9% e PBB-së.

Në të njëjtën kohë, punësimi do të pakësohej me rreth 8.3%, ndërsa shkalla e papunësisë do të rritej me 7.4 pikë përqindje, përllogarit Banka e Shqipërisë.

Në këtë situatë hipotetike, ndikimi më i madh vjen nga rënia e konsumit privat, i pasuar nga eksportet dhe investimet.

Sipas vlerësimeve, ndikimi më i lartë në terma të PBB-së lidhet me rënien e prodhimit në sektorin e “Bujqësisë”, pasuar nga “Ndërtimi” dhe “Tregtia e transporti”.

Ndikimi i grupit “Shërbime të tjera” është i lartë për shkak të përfshirjes së disa sektorëve. Renditja e sektorëve është pothuaj e njëjtë edhe në rastin e impaktit në punësim dhe në normë papunësi.

Në zbatim të masave të ndërmarra nga qeveria për të kufizuar përhapjen e Covid–19, në muajin mars 2020 u mbyllën një pjesë e bizneseve sektorin e shërbimeve, të lidhura kryesisht me tregtinë me pakicë të artikujve joushqimorë, baret, restorantet, qendrat tregtare, artin, argëtimin dhe kujdesin personal.

Po ashtu, me gjithë mbështetjen e qeverisë nëpërmjet dy paketave financiare, lehtësimin e politikës monetare dhe masave të tjera të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet konsumatore, e veçanërisht ato me natyrë diskrecionare, dhe investimet pritet të pakësohen.

Ky ndikim do të pasqyrojë një goditje të dyfishtë: në kahun e ofertës, kufizimi i aktiviteteve prodhuese dhe të shërbimit do të shoqërohet me rënie të kategorive të caktuara të mallrave dhe shërbimeve të disponueshme në treg; në kahun e kërkesës, tkurrja e shpenzimeve konsumatore, e investimeve private dhe publike, dhe e kërkesës së huaj, do të ndikojnë në një rënie të përgjithshme të prodhimit në të gjithë sektorët e ekonomisë./Monitor

Tags: Banka e Shqipërisëkoronaviruskriza ekonomike

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Policia arreston një 57-vjeçare, s’do ta besoni se çfarë fshihte në një shtëpi të braktisur

Policia arreston një 57-vjeçare, s’do ta besoni se çfarë fshihte në një shtëpi të braktisur

1879/ Ali Pashë Gucia ka refuzuar që Plava e Gucia ti jepen Malit të Zi

1879/ Ali Pashë Gucia ka refuzuar që Plava e Gucia ti jepen Malit të Zi

COVID-19/ Pipero tregon efektet që do ketë një valë e dytë

COVID-19/ Pipero tregon efektet që do ketë një valë e dytë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com