Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili do jetë personi përgjegjës për udhëheqjen e procesit për integrimin e vendit në BE.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me ambasadorin Soreca, Rama tha Zef Mazi do të jetë krye negociatori në lidhje me këtë proces.
Kreu i qeverisë deklaroi se Mazi është një personalitet “pa të sharë” dhe se nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë.
“Është momenti për ta thënë të emrin të kryenegociatorit, një personalitet pa të sharë, edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë tonë, kjo është një arsye më shumë për ta përfshirë në këtë proces. Zef Mazi, do të jetë kryenegociatori dhe me një grup të mirë përzgjedhur do të jenën regjia e betejës për negociatat një betejë që zhvillohet në fushën e dijes, vullnetit ët mirë për të çuar me shpejtësi përpara procesin. Me këtë skuadër, me këtë mirëkuptim të gjerë që kemi, shpresoj edhe me institucionet e tjera. Ne jemi gati për t’u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, të japim një kontribut ët gjithë, secili me barrën e tij, e qeverisë është më e madhja dhe ne do ta mbajmë, e do ta mbajmë me sukses”, tha ai.