Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tiranë/ Kapet 34-vjeçari me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tiranë/ Kapet 34-vjeçari me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)

Blutë e Tiranës kanë kapur një 34-vjeçar i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal, i dënuar për disa vepra penale. Në sajë të operacionit të koduar “Prita”, është vënë në pranga shtetasi Edison Canaj, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, kishin marrë informacione se një shtetas i kërkuar po lëviste në rrugën “Besim Alla”. Ata rrethuan zonën ku dyshohej se fshihej dhe mund të lëvizte ky shtetas.

Pas disa orësh mbajtje nën kontroll të zonës, shërbimet e policisë kanë konstatuar në rrugën “Besim Alla”, 34 vjeçari po tentonte të vidhte një motomjet.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë e tij.

Njoftimi

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, operacioni policor i koduar “Prita”.

Kapet dhe ndalohet një 34-vjeçar i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal, i dënuar për disa vepra penale. 34-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë marrë informacione se një shtetas i kërkuar po lëviste në rrugën “Besim Alla”.

Bazuar në informacionet e marra, shërbimet e Policisë organizuan punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Prita”, në kuadër të të cilit u bë rrethimi i zonës ku dyshohej se fshihej dhe mund të lëvizte ky shtetas.

Pas disa orësh mbajtjeje nën kontroll të zonës, rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën “Besim Alla”, shtetasin e dyshuar i cili po tentonte të vidhte një motomjet me qëllim që të largohej.

Si rezultat i rrethimit të zonës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Edison Canaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja me dhunë”, “Plagosja e lehte me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Gjithashtu dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tags: arrestimpoliciatirane

TË LIDHURA

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

22:41 | 10/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha
Politikë

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Next Post
Shtyrja e zgjedhjeve në universitete/ Meta flet për vendimin e ministres Shahini

Shtyrja e zgjedhjeve në universitete/ Meta flet për vendimin e ministres Shahini

Kërkoi shkarkimin e Dvoranit, ja çfarë thotë Meta

Kërkoi shkarkimin e Dvoranit, ja çfarë thotë Meta

Hapen 200 vrima për eksplozivin, hidhet në ‘erë’ pallati 5-katësh te Shkëmbi i Kavajës

Hapen 200 vrima për eksplozivin, hidhet në ‘erë’ pallati 5-katësh te Shkëmbi i Kavajës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com