Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Në 2 javë 4857 gjoba për shkeljen e masave ndaj COVID-19

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Në 2 javë 4857 gjoba për shkeljen e masave ndaj COVID-19

Në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, në harkun kohor 18 prill-2 maj 2020, në të gjithë vendin janë vendosur 4857 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Në 2 javë, në të gjithë vendin janë evidentuar 468 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në bazë të Aktit Normativ.

Gjithashtu janë vendosur 691 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar urdhrin për të qarkulluar me jo më shumë se një pasagjer në automjet.

Në të gjithë territorin, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3618 shtetas, pasi janë konstatuar duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, jashtë fashave orare të lejuara.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 5 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe e lulishte.

6 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, pasi kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Në të gjithë vendin, për periudhën 18 prill-2 maj 2020, janë konstatuar 69 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në lidhje me lokalet, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë që pronarët e lokaleve të ndjekin dhe zbatojnë me përpikmërinë masat kufizuese, pasi lokalet dhe bar – kafet, kudo që ato ndodhen, në pika karburanti apo vende të tjera, qoftë edhe me makineta, nuk janë të lejuara të hapen.

Prej orës 05:00 të datës 27 prill janë aplikuar masat lehtësuese për zonat e cilësuara të gjelbra dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për qytetarët e këtyre zonave që të mos abuzojnë me lehtësimin e masave, por të zbatojnë me rigorozitet distancimin social, të mos qëndrojnë në parqe e lulishte e të mos grumbullohen në shëtitoret e qyteteve përkatëse.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e jetës, pasi kontributi i çdo qytetari sot është i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tags: koronavirusmasapolicia

TË LIDHURA

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

22:48 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania
Aktualitet

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!
Aktualitet

Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!

20:04 | 26/03/2026
Next Post
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Basha: Përshëndes të gjithë gazetarët

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Basha: Përshëndes të gjithë gazetarët

COVID-19/ Rama: Është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht

COVID-19/ Rama: Është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht

Kosovë/ Importohen mbi 12 milionë euro mallra nga Serbia

Kosovë/ Importohen mbi 12 milionë euro mallra nga Serbia







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

by mirseda
22:48 | 26/03/2026
0

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës për përcaktimin e...

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

22:30 | 26/03/2026
“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

22:08 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com