Italia po njeh dita ditës përmirësime, lidhur me situatën e pandemisë së koronavirusit.
Në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj janë shënuar vetëm 192 viktima, një ndër shifrat më të ulëta që nga mesi i muajit mars.
Por ditën e sotme këtij bilanci i janë shtuar edhe 282 viktima jashtë spitalore, që kanë ndodhur tashmë në prill por që janë regjistruar vetëm sot. Kështu bilanci i sotëm i viktimave për Italinë është shënuar 474, por vetëm 192 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 1,900 raste të reja të personave të infektuar, duke e çuar në 209,328 numrin total të rasteve të konfirmuara.
Italia vijon të mbajë vendin e dytë për numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë (28,710), pas SHBA-ve (66,406).
Dhjetë vendet më të prekura nga koronavirusi në botë (renditja sipas numrit më të madh të rasteve të identifikuara):
- SHBA – 1,139,263 raste infektimi
- Spanja – 245,567 raste infektimi
- Italia – 209,328 raste infektimi
- Mbretëria e Bashkuar – 182,260 raste infektimi
- Franca – 167,346 raste infektimi
- Gjermania – 164,478 raste infektimi
- Turqia – 124,375 raste infektimi
- Rusia – 124,054 raste infektimi
- Irani – 96,448 raste infektimi
- Brazili – 92,630 raste infektimi
Më shumë se 3,4 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga virusi vdekjeprurës, ndërsa mbi 242 mijë persona kanë humbur jetën.