Nga Aurenc Bebja
“Le Temps” ka botuar, të hënën e 25 janarit 1915, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me veprimin e Esat Pashë Toptanit në nder të grekëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një dolli nga Esat Pasha për Greqinë
Athinë, 24 janar.
Na shkruajnë nga Durrësi se një darkë e madhe u shtrua pardje nga Esat Pasha për diplomatin e Greqisë dhe oficerët e kryqëzorit (anije lufte) grek “Hellé”.
Në fund të banketit, Esat Pasha ngriti një dolli miqësore për mbretin Kostandin, ku theksoi veçanërisht vëllazërinë që ekziston midis helenëve dhe shqiptarëve.
(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)