COVID-19/ Pipero: Mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër

Në një lidhje direkte me emisionin “Dita Jonë” në “A2”, mjeku Pëllumb Pipero foli për koronavirusin në vend, teksa theksoi se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër.

Lidhur me situatën aktuale, Pipero dekaroi se numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri ka ardhur në zbritje, ndërsa janë shtuar të shëruarit.

“Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër.

Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që virusi është ende duke qarkulluar mes nesh.

Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Nuk mund të jemi tërësisht të sigurt pa pasur vaksinë apo ilaç kundër Covid-19. Por, muaji maj do të na gjejë shumë më të relaksuar”, u shpreh mjeku i njohur.