Reperi i njohur Mc Kresha dhe bashkeshortja e tij, Erzina së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Gjatë një lidhje direkte në emisionin ‘E Diell’, reperi ka folur per planet e tij profesionale.
“Pak nga pak po iki nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo është një farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë. Unë besoj se si sporti edhe arti e ka një cikël de secili njeri kalon ciklin e vet, pastaj vazhdon e lëshon rrugën për të tjerët”, tha Kresha.
Më pas ai shtoi se mezi po pret që të marrë në dorë vajzën e tij dhe se po merr shumë
këshilla prindërimi nga miqtë.
Mc Kresha dhe Erzina kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre në fund të 2019-s.