Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nëse do kishim zgjedhje normale mund të kishim 30 Voltana

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi, si një ëndërr opozitare

Nga Mero Baze

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal, hapën debat mbi rrezikun që ato kanë për liritë njerëzore në kohë pandemie. Ndëshkimet e ashpra, të specifikuara në rastet kur një njeri i vetëdijshëm për mbartjen e sëmundjes kthehet në bombë vrasëse për të tjerët, edhe pse janë të ekzagjeruara, vlejnë për të parandaluar papërgjegjësinë.

Pandemia është një e keqe që shfaqet dy tre- herë në shekull dhe njerëzit duhet të mësohen të jenë në gjendje të jashtëzakonshme një ose dy herë në jetë, sa i bie të përballen me një pandemi.

Por ajo që u shmang në ndryshimet e fundit në Kodin Penal, ishte ndëshkimi i zyrtarëve publik që tolerojnë zbatimin e masave të rekomanduara nga shteti në atë periudhë.

Shembulli i Bashkisë së Shkodrës dhe kryetares së saj, është një ilustrim se si një zyrtare publike, jo vetëm që nuk bën detyrën, por i bën karshillëk masave zyrtare të shtetit në kohë pandemie.

Qeveria shkarkoi prefektin e Shkodrës, që e ka në varësi të saj, por nuk e kuptoj përse nuk shkarkoi edhe formalisht, pasi ajo e shkarkuar është, Voltana Ademin nga detyra.

Deri më sot ajo nuk ka asnjë deklaratë miratuese për zbatimin e masave të Qeverisë për pandeminë, por ka gjithnjë opsione politike . A thua se po i merr kush dorën asaj se si duhet të luftohet pandemia në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë.

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal nuk u morën me përgjegjësinë e zyrtarëve. Argumentet që japin ligjvënësit në këtë rast, janë se në kohë të tilla, komandën qëndrore e ka Qeveria dhe çdo shkelës i ligjit do ndëshkohet.

Por problemi është se Voltana Ademi nuk e shkel ligjin si qytetare, por si zyrtare. Ajo ndoshta vetë rri në shtëpi, mban maskë, por qëndrimet e saj publike frymëzojnë thyerjen e ligjit dhe kjo është një çështje që duhet rregulluar me ligj.

Tani ne merremi me Voltanën, se vetëm ajo ka mbetur në zyrë, ngaqë ndodhi problemi me të zgjedhurin e ri në Shkodër. Por nëse do të kishim opozitë normale, që nuk do bojkotonte zgjedhjet, sot mund të kishim gati gjysmën e kryebashkiakëve të opozitës, dhe nëse do silleshin si Voltana, mund të hidhnin në erë Shqipërinë.

Në çdo pandemi tjetër me të cilën do të përballemi, nuk ka shanse të kemi më këtë situatë politike që të kemi vetëm një kryetare bashkie nga opozita. Këtë e kemi dhuratë nga Lulzim Basha. Do të kemi doemos për pak, më shumë se gjysmën dhe sjellja publike e tyre duhet rregulluar me ligj.

Shmangia në ndryshimet e fundit ligjore, ndoshta është bërë nga perceptimi i tanishëm, që nuk ka opozitë në bashkitë e tjera dhe Voltana duket thjesht si një kamikaze e çmendur.

Por statistikat thonë, se “e çmendura” e Shkodrës ka tashmë çdo ditë të sëmurë, sa gjithë Shqipëria. Fjala vjen 11 Shkodra, 12 gjithë Shqipëria. Kjo do të thotë që ajo e ka rritur peshën e sëmundjes në Shkodër, sikur të kishte fituar gjysmën e vendit, dhe e ka kthyer Shkodrën nga kryeqytet të PD, në kryeqytet të koronavirusit. Dhe mendoni, që është vetëm një kamikaze politike. Po të jenë 30?

Ndaj Kodi Penal duhet ta parashihte dhe përgjegjësinë e zyrtarëve publik në këtë rast.

Kjo klasë politike, ndoshta s’ka më shans të përballet me pandemi të tjera, sa të jetë në politikë, ndoshta dhe në jetë, por pasardhësit nuk do kenë luksin e Edi Ramës, që të kenë Parlamentin si makinetë për të miratuar çfarë duan.

Vetëm larg qoftë nëse përfundojmë në komunizëm apo fashizëm. Ndaj do të ishte mirë t’u linim një garanci për kamikazët politikë në Kodin Penal. Ta kishin dhe ata një mekanizëm stabiliteti në kohë pandemie.

Tags: mero bazeVoltana Ademizgjedhje

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Makina merr flakë në ecje, ja për çfarë dyshon policia

Dy makina përfshihen nga zjarri në Elbasan, njëra ishte në pronësi të ish-kreut të gjykatës

“Mos përshpejtoni me hapjen e qyteteve”/ Përfaqësuesi i OBSH: Rrezikojmë 1 valë të dytë para verës

“Mos përshpejtoni me hapjen e qyteteve”/ Përfaqësuesi i OBSH: Rrezikojmë 1 valë të dytë para verës

“Ju po rrezikoni botën”/ Gazeta gjermane “Bild” i përgjigjet presidentit kinez

“Ju po rrezikoni botën”/ Gazeta gjermane “Bild” i përgjigjet presidentit kinez

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Shënjestër e shpërthimit në Fushë-Krujë? Reagon Jozefina Topalli: “Nuk është e vërtetë”
Showbizz

Shënjestër e shpërthimit në Fushë-Krujë? Reagon Jozefina Topalli: “Nuk është e vërtetë”

by mirseda
19:37 | 28/08/2025
0

Këngëtari Jozefin Marku reagoi pas dyshimeve se lënda plasëse që iu vendos një banese në Fushë Krujë,...

Konstituimi i Kuvendit, Osmani takim me të ngarkuarën me punë të SHBA në Kosovë, Anu Prattipati

Konstituimi i Kuvendit, Osmani takim me të ngarkuarën me punë të SHBA në Kosovë, Anu Prattipati

19:34 | 28/08/2025
Trump humb durimin, Shtëpia e Bardhë lajmëron konferencë për shtyp pas sulmeve ruse në Kiev me 19 viktima

Trump humb durimin, Shtëpia e Bardhë lajmëron konferencë për shtyp pas sulmeve ruse në Kiev me 19 viktima

19:21 | 28/08/2025
Aksident i trefishtë në Tunelin e Llogarasë! Ka vetëm dëme materiale, pas përplasjes

Aksident i trefishtë në Tunelin e Llogarasë! Ka vetëm dëme materiale, pas përplasjes

19:18 | 28/08/2025
Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg

Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg

18:38 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com