Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Në Shqipëri, bashkëpunimi politik është lajm i gabuar

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Në Shqipëri, bashkëpunimi politik është lajm i gabuar

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbledhja e Këshillit të Sigurimit ka kaluar shumë mirë dhe se ai është dakordësuar me presidentin Meta dhe kryetarin e PD Lulzim Basha, për hapat që duhen ndërmarrë drejt lirimit të masave të karantinës.

Në fakt, duket lajm i mirë, por në këtë shoqëri, është lajm i gabuar.

Edi Rama duhet t’ia kursente publikut këtë lajm, pasi thjesht do ta rëndojë më shumë klimën politike me akuza qysh nesër në mëngjes dhe do t’i prishë punë vetes.

I pari do jetë Sali Berisha, i cili në të tilla raste refuzon ta pyesë Lulzim Bashën përse është folur dhe fillon me thirrjet “luftë”, “revolucion”, “vdekje”, “përmbysje”, derisa dikush ta qetësojë e t’i thotë që nuk është e vërtetë që Rama me Bashën kanë kaluar mirë. Përkundrazi, janë përleshur, por ngaqë ishin online nuk janë rrahur fizikisht.

Po ashtu dhe Ilir Meta do vihet në siklet me Petrit Vasilin, pasi ky i fundit do ankohet se vetë e lëshon të “shqyejë” Ramën çdo ditë, kurse po vet kalon mirë me Edi Ramën në mbledhje.

Kësisoj të nesërmen vetëm nga lajmi i Edi Ramës se mbledhja kaloi mirë, do fillojë të bëhet gjithçka keq.

Arsyeja është se politikanët tanë nuk e ndërtojnë dot politikën publike mbi bashkëpunimin, por mbi armiqësinë deri në vdekje ndonjëherë. Nuk di pse u është mbushur mendja që kundërshtari duhet vrarë, që të quhesh fitues. Dhe këtë e kanë për sytë e publikut, se kur takohen me njëri- tjetrin, ashtu siç thotë Edi Rama është.

E gjithë kjo më kujton natën e 4 marsit 1997, kur dy- tre gazetarë morëm iniciativën të organizonim një takim të fshehtë mes opozitës së atëhershme dhe Sali Berishës, që ishte ngujuar në Presidencë, takim që çoi tek marrëveshja e 9 marsit. Gjithë sikleti im kur u bë lista e opozitës, ishte Neritan Ceka, i cili duhej të ishte patjetër, pasi ishte njeriu më aktiv i opozitës. Neritan Ceka është një nga figurat më të komplikuara të politikës shqiptare. Ai është një erudit i vërtetë, intelektual i kompletuar dhe një njeri që mund ta nderojë vendin në çdo vend të botës si intelektual. Ai po ashtu është politikani më shpërthyes dhe i pamenaxhueshëm që ka njohur ky vend, e falë kësaj cilësie s’bëri dot kurrë para në politikë.

Ndërsa i futëm në Presidencë nga dera e pasme, po prisja në “Rogner” bashkë me Nazarkon të dilte Preç Zogaj.

Rreth orës 9 të darkës, pasi dolën andej, Preçi erdhi i gëzuar.

-Hë, si shkoi, i thashë?

-Lere u bë gjë e madhe, tha. Shumë mirë.

-Po Neritani?

-Ai për pak e prishi mbledhjen, tha me humor. Në fillim e filloi Saliu.

I tha:

-Po ku je mo Neritan, se u ndamë… Dhe diçka kishte thënë për fajet e tij në këtë pikë.

-Jo, kemi dhe ne fajet tona, ja kishte pritur Neritani.

Dhe pas dy batutash ishin gati të ziheshin duke marrë secili përgjegjësinë për të qenë ai fajtor.

Askush nuk e besonte këtë në opinionin publik. As unë, sikur të mos ma tregonte njeriu që sa kishte dalë nga ajo zyrë.

Dhe nuk e kisha shumë gabim. Pas dy ditësh Neritani ishte zjarr kundër marrëveshjes që sapo kishte arritur vetë në fshehtësi.

Ndaj këto lajmet e mira për bashkëpunimin politik në Shqipëri nuk duhen bërë publike, se këta politikanët tanë i “ha me sy” ndonjë plak dhe nuk durojnë gjatë./Tema

Tags: bashkepunimmero bazepolitike

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Fashat orare dhe lëvizja me mjete/ Drejtuesi i lartë i Policisë: Nuk do të tolerohet askush

Fashat orare dhe lëvizja me mjete/ Drejtuesi i lartë i Policisë: Nuk do të tolerohet askush

Makina merr flakë në ecje, ja për çfarë dyshon policia

Aksident i rëndë në Shijak, humb jetën 43-vjeçari

Horoskopi ditor, e enjte 16 prill 2020

Horoskopi ditor, e enjte 16 prill 2020







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

by mirseda
22:54 | 16/10/2025
0

Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea...

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

22:26 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com