Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Koronavirusi/ 974 të infektuar dhe 45 viktima në Maqedoninë e Veriut

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ 974 të infektuar dhe 45 viktima në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 974 numri i të infektuarve me koronavirus ndërsa i viktimave në 45. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të reja me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Sipas shtrirjes gjeografike numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Kumanovë (27) dhe në Shkup (10) ndërsa në nëntë qytete tjera është regjistruar numër më i vogël i të infektuarve.

Gjatë 24 orëve janë realizuar 500 teste ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 9,762.

Viktima e re në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë është një 76-vjeçare nga Shkupi, e cila ka ndërruar jetë para dy ditëve dhe që të mërkurën është diagnostikuar me COVID-19.

Drejtuesit e qeverisë dhe të pushtetit lokal në Kumanovë, qytetin me më shumë të infektuar (236) kanë shkëmbyer mendime të kundërta nëse duhet ose jo që ky qytet të vendoset në karantinë shtetërore.

“Kumanova duke llogaritur numrin e banorëve, ka numrin më të madh të personave të infektuar me COVID-19 dhe është më se e nevojshme që të veprohet në mënyrë më restriktive dhe të parandalojmë rritjen e numrit të personave të infektuar”, ka deklaruar kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke kërkuar izolim të plotë sikur në rastin me qytetin e Dibrës.

Zyrtarë qeveritarë thonë se për momentin nuk ka nevojë për masa të rrepta, por se nëse komisioni shëndetësor në luftë me pandeminë vendos se ka nevojë për karantinë, atëherë qeveria do të respektojë një masë të tillë.

“Unë nuk jam mbështetës i madh i masave rigoroze pasi krahasimi mes Dibrës dhe Kumanovës nuk mund të bëhet sepse Dibra është qytet shumë më i vogël. Por, do të diskutojmë edhe për këto çështje, për mbyllje të tërësishme 24 orëshe. Nëse këtë masa do ta rekomandojnë epidemiologët dhe profesionistët, do ta sjellim edhe këtë masë”, ka deklaruar kryeministri, Oliveri Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se institucionet deri tani me sukses po e menaxhojnë situatën, por duke paralajmëruar edhe shumë punë deri në normalizimin e saj.

“Deri më tani, ne kemi menaxhuar me sukses rrjedhën e epidemisë. Me rritjen lineare të pacientëve pozitivë të konfirmuar rishtazi me Covid-19, ne jemi në gjendje të amortizojmë sistemin shëndetësor dhe të rrisim kapacitetet e objekteve spitalore dhe stafin mjekësor”, ka deklaruar Filipçe.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski të enjten me kërkesë të qeverisë pritet të zgjasë edhe për një muaj gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend. /Rel

Tags: COVID-19koronavirusMaqedoni e Veriutviktima

TË LIDHURA

S’iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, shqiptari manovra të frikshme me makinë pas arratisë.
Rajoni

S’iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, shqiptari manovra të frikshme me makinë pas arratisë.

16:15 | 21/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Tregjet në Shkodër/ Lleshaj: Kaosi i ka lënë vendin standardeve të reja

Tregjet në Shkodër/ Lleshaj: Kaosi i ka lënë vendin standardeve të reja

Pse duhet të publikohen emrat e viktimave nga koronavirusi

Pse duhet të publikohen emrat e viktimave nga koronavirusi

Të karantinuar në hotelin në Kakavijë/ Pronari: Do i nxjerr në rrugë

Të karantinuar në hotelin në Kakavijë/ Pronari: Do i nxjerr në rrugë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Trafiku ndërkombëtar i drogës, presidenti i Kolumbisë pjesë e dy hetimeve penale në SHBA
Bota

Trafiku ndërkombëtar i drogës, presidenti i Kolumbisë pjesë e dy hetimeve penale në SHBA

by mirseda
17:10 | 21/03/2026
0

Presidenti kolumbian Gustavo Petro po merret në pyetje në kuadër të hetimeve penale nga dy zyra të...

“Torino/ Goditet banda e ‘skifterëve’, 1 arrestohet, 2 në arrati”

“Torino/ Goditet banda e ‘skifterëve’, 1 arrestohet, 2 në arrati”

17:06 | 21/03/2026
Putini shprehet në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Putini shprehet në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

16:44 | 21/03/2026
Termocentralet në Irak rifurnizohen me gaz iranian pas sulmeve të Izraelit

Termocentralet në Irak rifurnizohen me gaz iranian pas sulmeve të Izraelit

16:42 | 21/03/2026
S’ka qetësi! Garda Revolucionare rrëzon avionin F-16 izraelit

S’ka qetësi! Garda Revolucionare rrëzon avionin F-16 izraelit

16:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com