pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetbetbey resmi giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompasacasinopusulabet girişbetplaybetewinbetewinbetgitbetgit girişcratosroyalbetcratosroyalbet girişcasinomilyoncasinomilyon girişbetgitjojobetgrandpashabetjojobetsonbahisnesinecasinocashwinbetbeyjojobetjojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişsonbahisamgbahiscasinomilyoncasinoroyalpalacebetbahiscasinobetgitcratosroyalbetromabetgrandpashabetimajbet girişbetbeyjojobetpasacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusumarsbahiscasinowonjojobetcasibombettiltgrandpashabetsuperbetinhititbetpusulabetholiganbetbahiscomjojobetmatbetmarsbahiscratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişHoliganbetdeneme bonusucashwinvevobahisimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomjojobet girişgrandpashabetjojobetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerjojobetholiganbet girişlunabetcasibomgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabet girişdeneme bonusugrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zyrtarët e SHBA: Disa shtete mund të jenë gati të hapen

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Në SHBA, drejtori i Qendrave Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha të mërkurën se 19 ose 20 shtete amerikane janë ndikuar pak nga koronavirusi dhe se zyrtarët e tyre besojnë se mund të jenë të gatshëm të rihapen deri më 1 maj, data e caktuar nga Presidenti Donald Trump.

“Janë një numër distriktesh në SHBA që nuk kanë patur koronavirus pavarësisht testimeve,” tha Robert Redfield në një intervistë për programin “Good Morning America” të televizionit ABC.

“Janë një numër shtetesh amerikane, 19 ose 20, që në fakt kanë pasur ndikim të kufizuar. Prandaj mendoj se do të shohim disa shtete, zyrtarët e të cilëve mendojnë se janë gati. Edhe ne jemi gati t’i ndihmojmë ata për rihapjen,” tha zoti Redfield.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ishte të mërkurën mbi 26,000 dhe ai i të infektuarve mbi 600 mijë.

Presidenti Trump ka njoftuar se është pranë finalizimit të një plani për t’i dhënë fund mbylljes së Amerikës për shkak të koronavirusit, që ka sjellë eliminimin e miliona vendeve të punës. Ai tha se në disa zona, ekonomia mund të rifillojë edhe para 1 majit. Sipas presidentit, rreth 20 shtete janë “në formë jashtëzakonisht të mirë dhe mund të rihapen shumë shpejt.”

Mbrëmë, presidenti vuri përsëri në shënjestër Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se ka udhëzuar administratën që të ndalë fondet amerikane për këtë institucion me qendër në Gjenevë për shkak të mënyrës se si e trajtoi pandeminë e koronavirusit.

Zoti Redfield nuk iu përgjigj drejtpërdrejt një pyetjeje në lidhje me vendimin e presidentit por tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe OBSH-ja kanë pasur një histori të gjatë bashkëpunimi në problemet globale të shëndetit.

“Kemi pasur një marrëdhënie shumë produktive në fushën e shëndetit publik dhe vazhdojmë ta kemi,” tha ai.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave kanë hartuar një strategji për të rihapur disa zona të vendit, si pjesë e përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë, që amerikanët të kthehen në punë, njofton gazeta Washington Post.

Sipas gazetës, plani përmban tre faza: Një fushatë kombëtare komunikimi dhe vlerësim se sa të gatshme janë komunitetet për rihapjen deri më 1 maj; shtimi i fondeve të emergjencës dhe prodhimi i kompleteve të testimit apo i pajisjeve personale mbrojtëse deri më 15 maj; rihapje graduale në varësi të kushteve lokale.

Por, paralajmëron dokumenti, “modelet tregojnë se një izolim 30-ditor në shtëpi, i pasuar nga një periudhë 180 ditore gjatë së cilës hiqen të gjitha masat e zbutjes, rezulton në një rritje të kurbës së rikthimit të sëmundjes, prandaj do të jetë i nevojshëm një nivel i caktuar zbutjeje derisa të arrihet vaksina ose imuniteti në shkallë të gjerë”.

Në të gjithë botën, janë mbi 126 mijë njerëz që kanë humbur jetën nga koronavirusi, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Por besohet se numri real është shumë më i lartë, për shkak të testimeve të pamjaftueshme, rasteve të paraportuara dhe dyshimeve se disa qeveri po i fshehin përmasat e pandemisë në vendet e tyre. /Voa

Tags: koronavirusSHBAshtetezyrtare

TË LIDHURA

Bota

Alarm për Ebolën në Kongo, CDC Afrika: Mund të jetë shpërthimi më i keq ndonjëherë

09:22 | 17/06/2026
Të Gjitha

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026
Bota

Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodik kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

22:50 | 16/06/2026
Next Post

Mbretëria e Bashkuar vijon të raportojë shifra të zymta, bilanci për 24 orë e fundit

U shkatërruan nga tërmeti, BE do të rindërtojë 22 shkolla në Shqipëri

Ademi: Bashkia duhet të vendosë për gjurmimin e personave me risk në Shkodër







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

3 ditë kërkime në Ulzë, RENEA në kërkim të 37-vjeçarit

by mirseda
13:19 | 17/06/2026
0

Asnjë shenjë e 37 vjeçarit të mbytur në liqenin e Ulzës. Edhe këtë të mërkurë grupet e...

Kontrollet intensive në dogana, sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

12:57 | 17/06/2026

Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare aktori Gjergji Lala

12:23 | 17/06/2026

“Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta

12:21 | 17/06/2026

Detaje te reja nga hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut, si pastroheshin paratë e kokainës

12:16 | 17/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com