Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ditën e sotme ishte i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Xhafaj komentoi ndërhyrjet në Kodin Penal, teksa theksoi se duhet të merren masa në mënyrë që të ndëshkohen edhe autoritetet, jo vetëm qytetarët.
“Ne ndëshkojmë qytetarët që shkojnë në tregje dhe nuk respektojnë rregullat përkatëse dhe mirë bëhet se ka të bëjë me sigurinë e jetës së tyre, por po me të njëjtën ashpërsi duhet të ndëshkojmë edhe autoritetet përgjegjëse për veprimet apo mosveprimet e tyre lidhur me krijimin e kushteve të përshtatshme në to.
Ndërhyrja në Kod duhet të shënojë një ngjarje të rëndësishme. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ndërhyrjen në Kodet, pasi preken të drejtat themelore të njeriut.
Veçanërisht kur bëhet fjalë për ndryshimin e Kodit Penal dhe preken marrëdhënie shumë delikate të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut shpesh herë me pasoja të pakorrigjueshme për jetët e njerëzve. Propozimet e sjella duhet të bazohen në konsultim të gjerë”, tha Xhafaj.