Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski.
Përmes një postimi në Facebook, Meta tregon se ata kanë diskutuar mbi gjendjen e krijuar nga koronavirusi dhe masat e marra nga dy shtetet për përballimin e situatës.
Kreu i shtetit thotë së e ka pyetur Pendarovskin për situatën në zonat e banuara nga shqiptarët, ndërsa shpreh kënaqësinë që në Bashkinë e Pustecit nuk ka asnjë rast shqetësues.
Postimi i plotë:
Në bisedën telefonike me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z Stevo Pendarovksi, shprehëm vullnetin për shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin mes dy vendeve tona, ku të jetë nevoja, me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të shkaktuar nga #COVID19, në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dy shtete fqinje dhe aleate në NATO.
U interesova në veçanti për situatën në zonat e banuara nga shqiptarët dhe shpreha kënaqësinë për kujdesin e treguar dhe masat e marra nga autoritetet shtetërore.
Gjithashtu, shpreha kënaqësinë që deri tani në Bashkinë e Pustecit fatmirësisht nuk kemi asnjë rast shqetësues. ?????