Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më 16 Prill në një seancë plenare.
Raportohet se seanca do të zhvillohet në sallën e seancave plenare në orën 10:00.
Ndërkohë është njoftuar se ditën e nesërme, Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për modalitetet si do të ulen në sallë deputetët, në kuadër të masave mbrojtëse kundër koronavirusit.
Më herët, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se Kuvendi do të mblidhet për të miratuar aktet normative lidhur me koronavirusin.