Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se një tjetër paciente ka lënë spitalin Infektiv, pasi është shëruar nga koronavirusi.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu njofton se bëhet fjalë për nënë Rukijen, 84 vjeçe. Ministrja ka shpërndarë edhe një foto të momentit kur e moshuara lë spitalin.
Sipas saj, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 8 persona nga koronavirusi. Ndërsa ka shkuar në 154 numri total i personave që kanë mposhtur COVID-19.
Postimi i plotë:
Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga ?#COVID19?
8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit ✅
Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19