Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një tjetër person i prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetën në Shqipëri. Kështu shkon në 21 numri total i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në vend.
Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për një 61-vjeçar me inicialet S.K. Mësohet se ai ishte shtruar prej 20 ditësh në spital.
Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.
61-vjeçari që vuante nga hipertensioni dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.