Barcelona provoi me të gjitha mënyrat ta transferonte Neymar në verën e kaluar, megjithatë akordi me PSG mungoi. Për sulmuesin interesohej edhe Real Madrid, gjithsesi katalanasit nga kjo anë mund të qëndrojnë të qetë gjatë kësaj merkatoje pasi sipas mediave kanë arritur në pakt anti Real me Neymar.
Kështu, lojtari i parisienëve i ka premtuar Barcelonës të qëndrojë e qetë sepse nuk do ta tradhtojë, me shpresën se këtë verë, blaugranët do të bëjnë maksimumin për të nënshkruar me 27-vjeçarin. Neymar kërkon të ribashkohet me Messin pas viteve në Francë ku e kuptoi se nuk mund të jetë një pretendent kryesor për Topin e Artë, ndërsa në skuadër është edhe Kylian Mbappe, i cili sezon pas sezoni ka fituar protagonizmin.
Tashmë, mbetet për t’u parë nëse koronavirusi ka ndryshuar planet e Barcelonës,pasi siç dihet pandemia botërore ka sjellë edhe një dëmtim të thellë ekonomik në klubet e futbollit.