Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet

Debati për Corona-bondet vazhdon. Një situatë e jashtëzakonshme si pandemia e virusit Corona mund të justifikonte hapa të jashtëzakonshëm. Por ka pak gjasa për qëndrime revolucionare solidariteti, shkruan Auron Dodi.

Në një letër botuar të martën në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, disa presidentë rajonalë dhe kryetarë bashkish të Italisë i bëjnë thirrje Gjermanisë të tregojë solidaritet me Italinë. Ata i kujtojnë Gjermanisë se me Marrëveshjen e Londrës së vitit 1953, Gjermanisë iu falën borxhet e Luftës së Dytë Botërore, dhe në shtetet nënshkruese të deklaratës ka qenë edhe Italia.

Kjo thirrje nga Italia është e fundit në debatin e hapur në Bashkimin Evropian për mënyrën se si duhen mbështetur shtetet më të varfra të jugut të Evropës për të përballuar pasojat ekonomike e shëndetësore të virusit Corona.

Është fakt i pamohueshëm që Italia dhe Spanja po përjetojnë tragjedi përsa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19 brenda një kohe kaq të shkurtër. Dhe përsa u përket pasojave të pritshme në ekonomi, nga ndërprerja masive e jetës publike.  Deri tani në Itali ka rreth 111.000 të infektuar dhe mbi 13.000 të vdekur. Ndërsa në Spanjë ka mbi 110.000 të infektuar dhe mbi 10.000 të vdekur. Që këto shtete kanë nevojë për mbështetje evropiane, këtë nuk e kundërshton askush në BE.

Debati ka të bëjë me faktin se a duhet të hyjnë për këtë në borxh të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, apo mbështetja të jepet me forma të tjera. E thënë ndryshe: a duhet të mbështeten këto shtete me Euro-bonde, të quajtura në këtë rast Corona-bonde, me të cilat për borxhet që do të merrte p.sh. Italia do të hynin në borxh të gjitha shtetet e BE. Këtë e kërkojnë kryesisht vendet e “Klubit të Mesdheut”: Italia, Spanja, Franca, gjithsej nëntë shtete të BE.

Apo duhet të ndihmohen shtetet në nevojë me kredi shumë të favorshme tepër afatgjata nga ombrella e Euros, Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, ESM. Me ESM-në shtetet mbajnë përgjegjësi vetëm për depozitat e tyre, jo për ato të tjerëve. Rrugën përmes ESM e mbështesin vendet më të pasura të Veriut të Evropës: Holanda, Gjermania, Austria e Finlanda.

Thirrjet për Corona-bonde nuk pushojnë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte nuk arriti t’i bindë të enjten e javës që shkoi për Corona-bondet homologët e tij të BE në një videokonferencë gjashtorëshe. Megjithatë thirrjet për Corona-bonde nuk kanë pushuar. Në mënyrë të pazakontë Corona-bondet nuk janë tabu në këtë situatë edhe për një pjesë të ekonomistëve në Gjermani e në Holandë.

“Të fortët duhet t’i ndihmojnë të dobëtit”, shkruanin këto ditë ekonomistë të njohur gjermanë. Ndërsa shefi i Bankës Qendrore të Holandës u shpreh se po pësoi kolaps Jugu i BE, Veriu merr fund.

Kritikat për Veriun josolidar me Jugun e BE u ndez që në momentet e para të shpërthimit të epidemisë. Kjo sepse reagimet e para pas sulmit të virusit, gati në të gjitha shtetet e BE, qenë reagime të mbylljes në vetvete. Disa shtete, midis tyre Gjermania, ndaluan për shembull eksportin e veshjeve mbrojtëse mjekësore. Vështirësia për të parashikuar nevojat nacionale çoi në mbyllje.

Pak pas kësaj, ky qëndrim u korrigjua. “Ne nuk i lëmë në baltë miqtë tanë italianë”, deklaroi në Berlin kancelarja Merkel. Eksporti i ndihmave mjekësore rinisi. Në spitalet gjermane ndërkohë mbërrijnë rregullisht shumë pacientë italianë e francezë, që kanë ecuri të rëndë të virusit.

Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

Italia e Spanja kërkojnë që shtete si Gjermania t’i ndihmojnë tani jo ndryshe, por duke hyrë edhe ato në borxh, me letra me vlerë me interesa fikse, pra me Corona-bonde. Në fund të fundit  përballë “rrezikut simetrik” nga virusi për të gjitha vendet, askush nuk mund t’i akuzojë italianët se ndodhen në krizë prej keqmenaxhimit të tyre.

Kjo është e vërtetë, por këtu ndërhyn konstrukti i papërfunduar i shtëpisë evropiane. Gjermania dhe shtete të tjera nuk kanë të drejtë të kontrollojnë mënyrën si do të përdoren paratë e Corona-bondeve. Sepse politika financiare e një shteti anëtar të BE është kompetencë nacionale. Dhe përbetimet që vijnë nga Jugu i Evropës se paratë e Corona-bondeve, një masë e një hershme, do të përdoren vetëm për pasojat e virusit, në Veri respektohen, por mbeten fjalë. Frika është se Italia preferon Corona-bonde pikërisht pasi kur me to për borxhet përgjigjen shumë shtete, Italia nuk do të “kryqëzohej” nga tregjet, po të mos e kthente dot pjesën e saj.

E madhe duket më tej në Veriun e BE droja nga kundër reagimi në opinionin publik vendas: raste të tilla janë të mirëpritura për ekstremet politike të djathta. Më e zëshmja në kundërshtimin për Corona-bondet është Holanda. Por disa kritikë i thonë kryeministrit holandez Mark Rutte se me kundërshtimin e fortë ai bën lojën e gjermanëve.

Njëkohësisht, një situatë e jashtëzakonshme si pandemia botërore e virusit Corona mund të justifikonte edhe hapa të jashtëzakonshëm. Diskutimi për Corona-bondet në parim nuk është mbyllur, por gjasat për realizim duken të vogla.

Me një sërë masash të tjera, shtetet e Veriut të Evropës po nxitojnë t’u ofrojnë ndihmë Italisë,  Spanjës e shteteve të tjera jugore. Komisioni Evropian vuri dje në dispozicion 100 miliardë euro, që mund të merren kredi nga vende si Italia. Një rrugë tjetër për ta mbështetur Italinë dhe vende si ajo shihet miratimi në një vëllim shumë të madh të buxhetit të ri afatgjatë të BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se buxheti i ardhshëm i BE duhet t’i ngjajë planit Marshall të amerikanëve pas Luftës së Dytë Botërore.

Në tryezë është gjithashtu dhe ndihma përmes ESM. ESM mund të financojë 410 miliardë euro kredi, duke i marrë ato me kushte të favorshme në tregjet botërore. ESM është treguar i gatshëm t’i vërë në dispozicion një kredi çdo vendi të Eurozonës, pa nevojë për aplikim nga shteti. Pra të japë fonde për masa të menjëhershme të lidhura me krizën.

Por kjo nuk preferohet nga italianët. Italianët e shohin si stigmatizues për ta Mekanizmin e Stabilitetit Evropian. Pasi kreditë që merr për t’ua përcjellë shteteve nevojtare mbrella e Euros, ESM, i shoqëron me kontrolle të thella të ekonomisë, si në rastin e Greqisë. Do të pasojë kërkesa për ristrukturimin e borxhit italian dhe kursime drastike, thonë politikanët italianë. Premtimet nga ESM se kërkesat ndaj italianëve në rastin konkret do të ishin shumë më të buta nuk dëgjohen në Itali.

Ndihmën për Italinë dhe shtetet më të goditura nga virusi Corona do ta diskutojnë në 7 prill ministrat e financave të BE. Ndërkohë pandemia e virusit vazhdon të shuajë në botë jetë njerëzish./DW

Tags: corons-bonddebateevropekoronavirus

TË LIDHURA

Ky në foto është një peshkaqen i rrallë
Bota

Ky në foto është një peshkaqen i rrallë

10:52 | 22/08/2025
Prindërit kolumbianë i vendosin vajzës emrin “Chat Yipiti”, frymëzuar nga ChatGPT
Bota

Prindërit kolumbianë i vendosin vajzës emrin “Chat Yipiti”, frymëzuar nga ChatGPT

10:44 | 22/08/2025
Izraeli miraton planin për pushtimin e qytetit të Gazës, paralajmëron Hamasin
Bota

Izraeli miraton planin për pushtimin e qytetit të Gazës, paralajmëron Hamasin

10:24 | 22/08/2025
Next Post
Lista/ Cilat janë 10 vendet më të prekura nga koronavirusi në botë

Lista/ Cilat janë 10 vendet më të prekura nga koronavirusi në botë

“Ngele duke na bo si Enveri”, Rama-qytetarit: Rri aty ku je e mos lëviz nga vendi

“Ngele duke na bo si Enveri”, Rama-qytetarit: Rri aty ku je e mos lëviz nga vendi

Franca shënon numrin më të madh të viktimave brenda 24 orëve

Franca shënon numrin më të madh të viktimave brenda 24 orëve

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

“E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”/ Horror në Volos
Rajoni

“E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”/ Horror në Volos

by mirseda
11:29 | 22/08/2025
0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Volosit, Greqi, ku një burrë 40-vjeçar...

Policia ndërmerr aksion “blic” në Korçë, ka persona të arrestuar

Policia ndërmerr aksion “blic” në Korçë, ka persona të arrestuar

11:27 | 22/08/2025
Pl*gosja e 28-vjeçarit në Fresk, vihet në pranga një person, në kërkim një tjetër

Pl*gosja e 28-vjeçarit në Fresk, vihet në pranga një person, në kërkim një tjetër

11:07 | 22/08/2025
Humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, 30-vjeçari përfundon te Trauma

Humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, 30-vjeçari përfundon te Trauma

11:03 | 22/08/2025
Kanosi kushëririn me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës

Kanosi kushëririn me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i Gardës

10:58 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com