Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Marlon Brando, gjiganti i kinematografisë botërore 

6 vjet ago
in Kultura, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Marlon Brando, gjiganti i kinematografisë botërore 

Një nga përfaqësuesit më të mirë të metodës së re të aktrimit, që u zhvillua në kinemanë amerikane të viteve 1950 (metoda e famshme Stanislavski), ai spikati falë aftësisë së tij për të hyrë thellë në lëkurën e personazheve që luante.

Brando lindi në Omaha të shtetit të Nebraskës më 3 prill 1924. I ati ishte një shitës ambulant, ndërsa e ëma një aktore e dorës së dytë. Brando u rrit në një shtëpi të alkolizuarish, pasi babai dhe nëna e tij ishin vazhdimisht pjesë e shoqatës së “Alkoolistëve anonimë”.

E ëma, Dodi, kthehej shpesh në shtëpi në orët e vona të natës në krahët e babait tërësisht e dehur. Këto skena patën një efekt të madh në karakterin e Brando. Në shkollën e mesme, nisi të kishte probleme me sjelljen, dhe për këtë arsye në një rast e përjashtuan.

Përpara aktrimit, Marlon kishte dëshirë të bënte karrierë në ushtri. Por mungesa e disiplinës, dhe intoleranca ndaj rregullave të rrepta, bëri që të dëbohej shpejt nga Akademia Ushtarake e Minesotës. Pas këtij momenti u zhvendos me banim në Nju Jork, ku ndoqi një kurs për aktor, ndërsa debutoi në Broduej në moshën 20-vjeçare në vitin 1944.

Në vitin 1950, nën drejtimin e Elia Kazan, ndoqi shkollën e famshme “Actor’s Studio”, që i hapi dyert e kinemasë. Brando debutoi në ekranin e madh në vitin 1950 me filmin “Burrat” me regji të Fred Zineman, në të cilin luan rolin e një veterani paraplegjik të luftës.

Për këtë rol ai u mbyll për një muaj në një spital, duke studiuar sjelljen e personave me aftësi të kufizuara. Pas 4 nominimeve të njëpasnjëshme që nga vitet 1950, fiton çmimin e aktorit kryesor më të mirë në filmin e vitit 1954 “Ura e portit”. Po atë vit luajti rolin e një të riu rebel në filmin “I egri”, duke u shndërruar në simbolin e një brezi të humbur dhe të zhgënjyer.

Në vitet 1960, karriera e tij pësoi një rënie të ndjeshme, me vetëm disa role kryesisht mediokre. Kjo mund të shpjegohet me problemet dhe ngjarjet tragjike në jetën private. Midis shumë grave të jetës së tij, Pina Pelisier kreu vetëvrasje në vitin 1961, ndërsa Rita Moreno tentoi 2 herë, por pa sukses.

Përveç 3 martesave zyrtare dhe 11 fëmijëve, Brando pati edhe 8 fëmijë jashtë martese, të cilëve ua njohu atësinë. Në vitet 1970, aktori rikthehet fuqishëm. Ishte viti 1972, kur mori një rol që do të mbetet në historinë e kinematografisë botërore, atë të Don Vito Korleones në filmin “Kumbari” me regji të Frensis Ford Kopola.

Edhe pse ishte një moment përcaktues në karrierën e tij, Brando nuk duket se e vrau shumë menjen për të. Sipas mikut të tij Xhorxh Englënd, ai nuk u shqetësua për interpretimin, dhe madje edhe më vonë kishte më shumë vlerësim për role të tjera.

Gjithsesi ai rol i dha çmimin Oskar. Por Marlon refuzoi të marrë pjesë në ceremoni dhe të tërheqë atë, në shenjë proteste kundër mënyrës se si qeveria amerikane i trajtonte indianët.

Ai dërgoi në vend të tij një aktore indiane të fisit Apash. Po atë vit ai luajti në filmin “Tango e fundit në Paris” me regji të Bernardo Bertoluçit.

Në vitin 1979, luajti një tjetër rol të madh, atë të kolonelit Kurc në filmin “Apokalipsi tani”, sërish me regji të Kopolës. Vitet e fundit të jetës, do të shfaqet vetëm në disa role episodike. Nga fiziku elegant i viteve të dikurshme, nuk i mbeti më asgjë. Ai u shëndosh shumë, dhe arriti një peshë deri 160 kg, ndërsa do të vuante nga diabeti i tipit 2.

Problemet familjare, do ta përndiqnin deri në vdekje. Djali i tij i madh u dënua më 10 vite burg, për vrasjen e të dashurit të motrës së tij Çejen, edhe pse vetë Brando dëshmoi në gjykatë në favor të tij. Ndërkohë vetë e bija Çejen, kreu vetëvrasje duke varur veten. Nga ai moment, Marlon u tërhoq nga kinematografia.

Brando ishte shumë mik me yllin e popit Majkëll Xhekson. Këngëtari madje punësoi djalin e tij Miko si truproje personale. Vetë Marlon kalonte shumë kohë në shtëpinë kryesore të Xhekson në “Neverland Ranch”. Ndërkohë, aktori zotëronte edhe ishullin polinezian të Tetiaroas, që ishte edhe parajsa e tij private.

Ai e bleu ishullin, pasi u dashurua me të gjatë xhirimeve të një filmi. Ishulli tani është shtëpia e “Resortit Brando”, në pronësi të 8 nga fëmijët e tij. Brando kishte fiksim të studionte psikologjinë e njerëzve. Ai besonte se kishte një aftësi të lindur për t’i imituar të tjerët, por edhe për t’i kuptuar ata. Kjo është arsyeja pse besoi se mikesha e tij Merilin Monro nuk u vetëvra, përkundrazi e vranë. Brando mendonte se kishte aftësinë të lexonte mendjen e njerëzit në një nivel tepër të lartë, dhe sado i zgjuar të ishte një person, ai nuk mund ta fshihte plotësisht depresionin që mund të kishte.

Kështu, në sytë e tij, Monro nuk mund të kishte kryer vetëvrasje, sepse ai do të kishte qenë në gjendje ta kuptonte depresionin e saj para vdekjes. Për të kuptuar madhështinë e Marlon Brando si aktor, citohet shpesh një batutë e Al Paçinos, me të cilin luajti bashkë tek “Kumbari”: “Të luash me të, është si të aktrosh me Zotin!”. Brando vdiq në Los Angeles më 2 korrik 2004, në moshën 80-vjeçare.

Tags: aktorMarlon Brandonominime ne filmaTango e fundit në Paris

TË LIDHURA

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Euro, Dollari amerikan nuk luhatet

Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Euro, Dollari amerikan nuk luhatet

Gladio, kush ishte ushtria sekrete e NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë

Gladio, kush ishte ushtria sekrete e NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë

I riu kapet me 16 mijë euro në Rinas, ja çfarë thotë policia (FOTO)

Mbante lokalin hapur edhe pa licencë, e pëson e reja në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com