Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Ndihem krenar për ju”, Ardi Veliu falenderon efektivët e policisë

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Ndihem krenar për ju”, Ardi Veliu falenderon efektivët e policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u ka përcjellë një mesazh falenderues të gjithë organizatës së policisë, për punën që po bëjnë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Veliu është shprehur se ndihet krenar për punën e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj koronavirusit.

Në mesazhin në fjalë, Veliu thekson se ndihet krenar që uniformat blu po dëshmojnë në këto ditë vendimtare, ato vlera që përbëjnë esencën e Policisë së Shtetit. Madje Veliu thotë se policia i ka përmbushur pritshmëritë e tija, e mbi të gjitha kanë marrë vlerësimin  maksimal të qytetarëve.

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Të nderuar kolegë të Policisë së Shtetit,

Në këtë periudhë mjaft të vështirë dhe krejtësisht të pazakontë në kujtesën e brezave tanë, po ju drejtohem me këtë mesazh për t’ju shprehur publikisht falënderimet e mia për punën e mrekullueshme që po bëni, si në përmbushjen e detyrave tuaja funksionale, ashtu edhe në ndihmesën e dhënë ndaj qytetarëve e shtresave në nevojë.

Zgjodha këtë formë mesazhi, pasi nuk kam mënyrë tjetër t’i drejtohem secilit personalisht për t’i shprehur mirënjohjen time dhe të gjithë organizatës së Policisë, për sakrificat dhe përkushtimin e treguar në këto ditë, sa të trazuara, aq edhe të rrezikshme, për të gjithë ju, për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi.

Ndihem krenar që ju po tregoni në këto ditë vendimtare, ato vlera që përbëjnë esencën e Policisë së Shtetit, besueshmërinë, përgjegjshmërinë, shpirtin e grupit, kohezionin.

Më vjen mirë që keni përmbushur e madje tejkaluar jo vetëm pritshmëritë e mia si Drejtor i Përgjithshëm, por ajo që është më e rëndësishme, keni marrë vlerësimin e qytetarëve. Kjo na bën krenar të gjithëve dhe ngre në një vend nderi, emrin dhe uniformën e Policisë së Shtetit.

Ne po përballojmë, sot, qoftë si organizatë policie, qoftë si qytetarë, një rrezik të padukshëm, deri edhe fatal, për jetën njerëzore, gjë që tregon shkallën e vështirësisë që duhet të përballoni. Por pavarësisht sfidave dhe rrezikut të përhershëm që keni përballë, ju ia keni dalë të kryeni me përkushtim çdo detyrë të ngarkuar, si për rendin e sigurinë, ashtu edhe në përkrahjen e shtresave apo individëve në nevojë.

Si Drejtor i Përgjithshëm, ju kërkoj ta përballoni këtë luftë me atë shpirt grupi që keni treguar, me ndjenjën më të lartë të përgjegjshmërisë dhe me vetëdijen se po i jepni një shërbim tejet të vyer kombit e atdheut.

Ndiej detyrimin dhe njëherësh kam nderin t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithë sa keni bërë dhe për sa do të bëni, deri në mposhtjen e këtij rreziku që i kanoset të gjithë njerëzimit.

Në mbyllje, dua të shpreh një urim për të gjithë ju, për gjithë qytetarët, që kjo pandemi të zhduket sa më parë, në mënyrë që të kemi mundësi të shohim e t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të themi faleminderit për gjithë sa keni bërë e vijoni të bëni!

 

Tags: Ardi VeliuDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së ShtetitPolicia e Shtetit

TË LIDHURA

Aktualitet

E rëndë në Ersekë/ I moshuari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend

19:01 | 04/06/2025
“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura
Politikë

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

18:26 | 04/06/2025
Vendoset kontroll i rreptë për motorët e ujit në bregdetin e Lezhës
Aktualitet

Vendoset kontroll i rreptë për motorët e ujit në bregdetin e Lezhës

18:24 | 04/06/2025
Next Post
Si po përdoren robotët në trajtimin e të sëmurëve me Covid-19 

Si po përdoren robotët në trajtimin e të sëmurëve me Covid-19 

Fenomeni që po ndodh me koronavirusin, sizmologët befasojnë me zbulimin e fundit

Fenomeni që po ndodh me koronavirusin, sizmologët befasojnë me zbulimin e fundit

Juventus,Higuain kthehet në shtëpi..e kërkon River Plate

Juventus,Higuain kthehet në shtëpi..e kërkon River Plate

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Aktualitet

E rëndë në Ersekë/ I moshuari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend

by mirseda
19:01 | 04/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku...

Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor

Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor

18:58 | 04/06/2025
“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

18:26 | 04/06/2025
Vendoset kontroll i rreptë për motorët e ujit në bregdetin e Lezhës

Vendoset kontroll i rreptë për motorët e ujit në bregdetin e Lezhës

18:24 | 04/06/2025
Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet

Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet

17:57 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com