Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video shumë prekëse, ku pratagonist është një shtetas italian, i cili interpreton me instrument muzikor himnin e Shqipërisë nga ballkoni i tij.
Ky gjest është në shenjë falenderimi për mjekët shqiptarë që shkuan në Itali, për të ndihmuar kolegët e tyre.
Ndonëse një shtet i vogël, gjesti i dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Po kështu është vlerësuar maksimalisht, e mbi të gjitha nga vetë italianët.
Europa tashmë është shumë e prekur nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10.777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6.803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona.
Statusi
MIRËMËNGJES?
Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre…
Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t’ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #GRAZIEdiCUOREdalALBANIA, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik?