Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pa ‘Shtëpinë e Bardhë’, Albini do ishte kryetar komune Jugosllave dhe jo kryeministër i Kosovës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pa ‘Shtëpinë e Bardhë’, Albini do ishte kryetar komune Jugosllave dhe jo kryeministër i Kosovës

Nga Kreshnik Spahiu

Ambasada amerikane më kërkoi 8 vite më parë të mos mbaja asnjë marrëdhënie me Albin Kurtin, por unë bëra të kundërtën dhe me mbështetjen që i dhashë, morra një kosto politike që më kushtoi shumë rëndë në 2013.
Unë e njoh personalisht Albin Kurtin dhe kam afro 10 vjet që e mbështes pa rezerva. Isha i vetmi politikan nga Tirana që nga dita e parë dhe deri në zgjedhjet e fundit kam bërë thirrje: “Votoni Vetëvendosjen”.
Sot kur hapa Facebookun pashë që ishte pushtuar nga publikimet e fjalimit “heroik” por anti-amerikan të Albin Kurtit dhe që mijëra njerëz e shisnin si shpëtimtarin e “pavarësisë” së Kosovës.
Ndryshe nga miqësia me Albin Kurtin, unë Hashim Thaçin e kam kundërshtar sepse bashkë me Vetëvendosjen, të gjithë kuqezinjtë kanë protestuar kundër tij dhe Hashimi më ka sulmuar personalisht por në këtë analizë dua të jem sa më i ftohtë dhe objektiv.

A e meritonte Albin Kurti këtë mbështetje?

Disa vite me Albin Kurtin kemi biseduar për “ndryshim kufijsh” dhe jo të mbajmë këto kufij që janë sot.
Ne ishim të vetmet dy parti që në program kishim “referendumin për ndryshim kufijsh”.
E adhuroja “VV”  sepse me emrin e saj kishte adoptuar një koncept juridik klasik të së drejtës ndërkombëtare.
“Vetëvendosja” është parimi bazë i njohur nga e drejta ndërkombëtare që popujt kanë për të vetëvendosur mbi fatin, të ardhmen e kufijve në territorin ku jetojnë, e aplikuar kjo nëpërmjet një plebishiti popullor.
Popujt kanë të drejtë “etnikisht” të vendosin me votim se me kë duan të jetojnë.
Autonomia territoriale dhe parimi vetëvendosjes solli në kohën e Titos në jugosllavi kufijtë administrativ të Kosovës si krahine autonome por që Jugosllavia nuk lejoi kurrë një referendum të 6 republikave ose të 2 krahinave autonome.
Ibrahim Rugova ishte guri i themelit që organizoi në mënyrë të njëanshme referendumin dhe vendimin historik të shpalljes së Kosovës Republikë kundër vullnetit të Serbisë.
Sot shqiptarët kanë dy shtete, por dhe jetojnë në 6 shtet njëkohësisht.
Në Maqedoninë e Veriut kemi fituar statusin e kombit shtet-formues dhe nuk jemi minoritet.
Në Serbi kemi disa ente territoriale dhe administrative të përcaktuara si pasoj e kompaktësisë etnike shqiptare në jugun e shtetit aktual Serb.
Në Malin e Zi kemi dy komuna gjithashtu të dominuara në mazhorancë nga shqiptarët.
Në Greqi situata mbetet më e komplikuar sepse shqiptarët janë dëbuar me dhunë prej shumë dekadash dhe në rast një referendumi ata s’kanë të drejtë vote dhe as një status juridik.
Pa u zgjatur shumë në analizë:
“Një Shqipëri natyrale dhe e madhe” mund të krijohet vetëm nga parimi vetëvendosjes që nënkupton referendum për ndryshim kufijsh.
Nëse nuk ndryshojmë kufijtë atë here do kemi vetëm 2 Shqipëri të vogla që jetojmë sot.
Shqipërinë e Edi Ramës dhe Shqipërinë veriore të ish-Albin Kurtit.
Nuk di pse Albini e ka harruar emrin e partisë së tij?
Nuk di pse Albini nuk e përmend më parimin e vetëvendosjes?
Por lind pyetja a do kenë të drejtë serbët, grekët apo maqedonasit të vetëvendosin?
Sigurisht që po!
Ka vetëm dy rrugë ndryshimi i kufijve:
1- Me luftë ballkanike,
2- Me votë nëpërmjet paqes dhe marrëveshjeve.

– Të parën sipas gjithë gjasave as nuk kemi këllqe dhe as nuk kemi mbështetje sepse edhe një aleat që kishim, “Shtëpinë e bardhë” dje Albini e quajti: “Shtëpia e zezë” dhe e ka shpallur vend armik.
– Rruga e dytë paqja dhe marrëveshja kërkon një strategji dhe përgatitje platforme kombëtare për bisedime. Albini nuk është Messia që të përjashtoj çdo kënd ka bisedimet.

Albini pati fatin të zgjidhej kryeministër i Kosovës me 26% të votave.
Në ngritjen e qeverisë ai u vonua 100 ditë për ta ndërtuar duke bërë sherr se kush do ishin ministrat dhe nuk harxhoi as 100 minuta për diskutuar për dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet me SHBA.
U vonua 100 ditë dhe qeverisi 50 ditë.
Në 50 ditë nuk kreu asnjë heroizëm jo.
Madje:
– edhe taksën e hoqi
– edhe me Amerikën u prish
Të gjithë votuan kundër tij, me përjashtim të disa ministrave dhe Vjosa Osmanit të cilët nëse nuk do kishin këto karrige që ju dhuroi Albini, edhe ato do të votonin kundër tij.
Kosova do shkoi sërish në zgjedhje, por Albin Kurti përpara se të kërkoj vota duhet të tregoj pse hoqi dorë nga parimi i Vetëvendosjes dhe emri i partisë së tij që nënkupton ndryshim kufijsh?
Presheva duhet votojë,
Mitrovica veriut duhet votojë,
Himara duhet votojë,
Kukësi duhet votojë,
Shkupi duhet votojë,
Kumanova duhet votojë,
Përrallat për shitjen e Kosovës nga Hashimi unë nuk i besoj, sepse ndryshimi kufijve nuk vendoset me firmë nga presidenti.
Ndryshimi kufijve bëhet me referendum dhe këtu s’ka fare ndikim firma Hashimit apo e Albinit, por vota e popujve në Ballkan.
Teorikisht mund të ndodh që as Kosova nuk do me u bashku me Shqipëri. Flas teorikisht dhe jo praktikisht.
Pra për bashkim apo ndarje vendos populli në votime dhe jo Albini dhe Hashimi me fjalime.
Ne shqiptarët s’duhet jemi aq banal që të katandisemi në gjykimin se kush e do Kosovën më shumë Albini apo Hashimi.
Albin Kurti duhet të zgjohet nga gjumi dhe të shoh të vërtetën: Kosova pa Amerikën sot s’do ishte shtet i pavarur dhe Albin Kurti nuk do ishte kryeministër i Kosovës por kryetar i komunës autonome të Jugosllavisë.
Për këto arsye Albini duhet kuptoj që Kosova është “tokë e xanun” nga Amerika sepse ajo e ka pagu shumë shtrenjtë “hipotekën” e saj.
Albini ka vetëm një rrugë të negocioj me shefin e hipotekës për parimin e Vetëvendosjes.
Edhe përrallat me skenarët e George Soros mos i besoni sepse Lëvizja Vetëvendosja ka më shumë sorosian brenda saj, sesa “Shtëpia e bardh” e cila është një burg për Soros pasi Trump është kundërshtar i ashpër i tij.

Koha të kemi një Shqipëri të Madhe qoftë edhe pa Albinin, dhe jo një fshat të vogël me kryetar Hashimin.

Tags: Albin Kurtikosoverrezimi i qeverise

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Edhe Franca shënon rritje të numrave/ Bilanci për 24 orët e fundit

Edhe Franca shënon rritje të numrave/ Bilanci për 24 orët e fundit

I zuri koronavirusi jashtë vendit/Rama: Po bëjmë një plan bashkë me Metën për t’i kthyer

I zuri koronavirusi jashtë vendit/Rama: Po bëjmë një plan bashkë me Metën për t’i kthyer

Nuk votuan mocionin, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla nxirren me forcë nga mbledhja e LDK-së

Nuk votuan mocionin, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla nxirren me forcë nga mbledhja e LDK-së

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Showbizz

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

by mirseda
23:06 | 05/06/2025
0

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025
Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

22:45 | 05/06/2025
Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

22:41 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com