Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ekspertët: Pa angazhimin e publikut, nuk mposhtet koronavirusi

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Ekspertët: Pa angazhimin e publikut, nuk mposhtet koronavirusi

Koronavirusi ka ndalur jetët tona, qytete të tëra janë vendosur nën shtetrrethim dhe ekonomia globale është gjunjëzuar.

Po emërtohet, jo më kot, si kriza më e keqe e shëndetit publik e brezit tonë.

Drejtuar nga Sarah Zaman, “Zëri i Amerikës” organizoi një tryezë virtuale me ekspertë nga mbarë bota për t’iu përgjigjur pyetjeve të shikuesve.

Në tryezën virtuale kontribuan ekspertë amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Ish-drejtori i Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se situata për momentin varion nga vendi në vend.

“Ndryshon në pjesë të ndryshme të botës. Këtu ku ndodhem unë, në qytetin e Nju Jorkut, fatkeqësisht duket se gjendemi në një fazë përshpejtimi të madh të pandemisë. Ndërsa në Kinë duket se po i ulen rastet, jemi të shqetësuar për Afrikën ku mund të fillojë një rritje… Ajo çfarë po shohim në Itali është e tmerrshme”, thotë Dr. Frieden.

Dr. Ingrid Katz, nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Harvardit thotë se shkencëtarët po mësojnë shumë gjatë kësaj periudhe, por se nuk po ndihmon fakti që nuk po testohen njerëzit.

“Pamja është paksa e përzier, në kuptimin se kemi shumë më tepër informacion se dy muaj më parë kur filloi përhapja, ndërkohë që po punohet me shpejtësi për një vaksinë dhe ilaçe të mundshme. Por, po na pengon mungesa e testimeve, në këtë vend dhe në pjesë të tjera të botës”, thotë dr. Katz.

Tajvani duket se mësoi nga kriza e virusit SARS. Deri më tani, nga një popullsi prej rreth 23 milionë banorësh, në Tajvan ka vetëm 100 raste me koronavirus.

“Një nga mësimet që nxorrëm nga SARS-i është se nuk mundemi të presim se do të marrim të dhëna të sakta dhe në kohë nga Kina. Kufizimi me sukses i kësaj epidemie në vetëm 100 raste në Tajvan u arrit nëpërmjet kontrolleve të hershme të udhëtarëve, në veçanti nga Kina. Pra është tepër e rëndësishme të veprohet herët dhe me shpejtësi”, thotë Dr. Chang.

Profesor Jason Farley, i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins, është i shqetësuar nga përqindja e lartë e vdekshmërisë që mund të rezultojë të ketë koronavirusi, krahasuar me gripin e zakonshëm.

Ai thotë se ndërkohë që për gripin ekziston vaksina dhe ilaçe për të lehtësuar pasojat, si p.sh. Tamiflu, këto nuk ekzistojnë ende për koronavirusin.

“Nuk i kemi asnjë nga këto opsione, megjithëse po testohen. Morëm një lajm jo të mirë për ilaçin Lopinavir Ritonavir, për të cilin Revista Mjekësore e New England thotë tashmë se rezulton joefikas. Pra, për momentin nuk kemi opsione ilaçesh për koronavirusin”, thotë professor Farley.

Dr. Kamiar Alaei, president i Institutit Ndërkombëtar për Shëndetin dhe Arsimin, thotë se në mënyrë që të mbrohen është shumë e rëndësishme që njerëzit të ndjekin praktikat për distancimin social, për të shmangur situata si ato që u krijuan p.sh. në Iran. Ai është i shqetësuar edhe për situatën në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse i kthehemi p.sh. krahasimit mes rastit të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, në fazën fillestare pati një lloj mungese transparence dhe ndërgjegjësimi për domethënien e sëmundjes. Në rastin e Iranit, ata u munduan ta ulin rëndësinë e koronavirusit duke e krahasuar me gripin e zakonshëm dhe u përpoqën t’i keqinformojnë njerëzit. Kjo krijoi bazat që shumë njerëz të mos e konsideronin si diçka serioze. Mendoj se kështu ishte edhe në Shtetet e Bashkuara, kur për disa javë nuk u mor seriozisht. Përfundimisht, nëse nuk angazhohet publiku, nuk do e kontrollojmë dot këtë sëmundje”, paralajmëroi Dr. Alaei.

Specialistët e mjekësisë thonë se po kontrollojnë njerëzit për tre simptoma bazë: kollë, temperaturë dhe marrjen e frymës.

Megjithëse, ekspertët bien dakort se mbajtja e maskës në fytyrë mund të shërbejë si një kujtesë për ruajtjen e distancave, ata nuk sugjerojnë mbajtjen e maskave nga publiku i gjerë, por vetëm nga ata që janë të sëmurë dhe mjekët.

Ekspertët rekomandojnë mbajtjen e dorezave në rast se mendoni se do të prekni sipërfaqe apo persona që mund të jenë kontaminuar, por me kushtin absolut që të mos preket me to fytyra dhe në veçanti sytë. /Voa

Tags: EkspertekoronaviruspublikVOA

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
COVID-19/ BE “i jep një dorë” Kosovës, pritet t’i dhurojë miliona euro

COVID-19/ BE “i jep një dorë” Kosovës, pritet t’i dhurojë miliona euro

Koronavirusi në Shqipëri/ Rama jep lajmin e mirë

Koronavirusi në Shqipëri/ Rama jep lajmin e mirë

COVID-19/ SHBA e katërta në botë për nga numri i të prekurve

COVID-19/ SHBA e katërta në botë për nga numri i të prekurve

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

by mirseda
12:34 | 28/07/2025
0

Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, i cili ka humbur lidhjen me miqtë pasditen e...

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com