Sapo ka përfunduar takimi mes Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Pas takimit, Haradinaj deklaroi se e mbështet mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruajnë mediat kosovare.
“Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të Qeverisë Kurti. Në bisedim me Isa Mustafën e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim”, theksoi Haradinaj përgjatë një deklarate për mediat.
Lideri i AAK-së, tha se është mirë të ndërmerren veprime dhe të krijohet Qeveria e re, duke shtuar më tej se me Mustafën do të takohet sërish.
Kujtojmë se nënkryetari i LDK-së Agim Veliu ka pohuar se sot në orën 13:00 do të nisë mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit.