Një këngëtar shqiptar ndodhet në mesin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Këngëtari Muhamet Sejdiu është një nga dy të infektuarit me koronavirus që kanë ardhur nga Gjermania. Ai dhe bashkëshortja e tij janë diagnostifikuar me virusin vdekjeprurës.
Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari në një prononcim për ‘GazetaBlic’.
Sipas ekspertëve, strategjia për mos përhapjen e koronavirusit duhet të jetë agresive dhe të ndjekë tre parime themelore: diagnozën e hershme, izolimin dhe trajtimin.
Sakaq, në Shqipëri është shënuar viktima e dytë me koronavius. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë te Spitali Infektiv 66-vjeçari nga Lushnja, pasi kishte komplikacione të rënda.
66-vjeçari prej disa ditësh ishte i shtruar te Infektivi, në gjendje të rëndë. Pak ditë më parë në spitalin e Durrësit ndërroi jetë një 73-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Italia. Ndërkohë mbrëmë u njoftua se është drejt shërimit të plotë kontakti i parë me pacientin zero në Shqipëri.